Horoskopi ditor - 26 Jul 2022
Dashi
21 mars - 19 prillDo të reagoni shpejt, por më pas do të shikoni prapa dhe do të dëshironit të mos kishit vepruar kështu. Nëse dikush nuk pajtohet me ju, numëroni deri në dhjetë dhe mos u nervozoni. Problemet familjare që keni qenë duke i shpërfillur do të dalin në pah dhe kur të gjithë të jenë në gjendje të flasin, do të mund të zgjidhen me sukses.
Demi
20 prill - 20 majNëse jeni duke mësuar shkathtësi të reja, sa më shumë që ushtroni, aq më shumë do të përparoni. Vetëbesimi po fillon t’ju shtohet dhe nga mbrëmja, nuk do të mundet që askush ta lëkundë besimin që tani e keni te vetja. Prania e një miku aventurist do të jetë frymëzuese.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNjë propozim për punë nuk do të ketë gjëra të tjera në prapavijë, ndonëse jeni duke dyshuar. Nëse tregoheni dyshues, do të kthehet kundër jush. Shfaqni interesin tuaj dhe kërkoni kohë për të menduar më shumë. Diskutoni për mundësitë e reja me një person të afërt, që do t’ju ndihmojë t’i analizoni mendimet tuaja dhe të vendosni se çfarë vërtet doni.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikJu dhe partneri ka mundësi se do të vendosni për t’i dhënë fund lidhjes për shkak se po ndërhyn në obligimet e njërit prej jush. Ky vendim nuk do të jetë i lehtë për t’u marrë. Do t’ju duhet të diskutoni shumë dhe madje edhe kur të arrini në një pikë të përbashkët, përsëri do të mendoni se a është kjo e duhura.
Luani
23 korrik - 22 gushNjë person i afërt do t’ju befasojë, pasi do ta marrë iniciativën për një çështje, për të cilën nuk është interesuar më parë. Do të jeni falënderues për mbështetjen e tij. Ekziston ndjenja e madhe e bashkëpunimit në shtëpi. Kjo gjë jua lehtëson që të pajtoheni për qëllimet që keni.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNëse ka diçka që nuk kuptoni, pyesni. Njerëzit do të jenë më të kuptueshëm sesa që prisni dhe posaçërisht një person do ta dijë saktë se si t’ju qetësojë. Nëse një familjar po bën çmos për t’ju mbështetur dhe siguruar, tregoni se e keni vërejtur këtë gjë.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorJeni në formën më të mirë të mundshme dhe intuita po punon në nivelet më të larta. Një mori përvojash motivuese do t’ju emocionojnë për të ardhmen. Raportet me të tjerët po përmirësohen, pasi po lini që gjërat të rrjedhin vetë. Miqtë kënaqen me praninë tuaj plot sharmë dhe qetësinë që keni.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNdiheni se e keni për detyrë të punoni në një projekt grupor, megjithëse më me qejf nuk do të donit të përfshiheshit kaq shumë. Njerëzit kanë nevojë për ndihmën tuaj dhe një mënyrë se si mund të silleni në këtë situatë është që të mbani distancë me të tjerët, gjersa u jepni udhëzimet dhe ndihmën praktike që po e kërkojnë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorShfrytëzimi i një mundësie që mund t’ju sjellë përfitime në jetë, por do të thotë se edhe do t’ju duhet të bëni shumë ndryshime. Ndarja nga dikush që do të thotë shumë për ju, nuk është diçka që doni ta bëni, por lidhja juaj nuk do të dobësohet fare. Largësia mund t’ju lidhë edhe më shumë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarE kuptoni kur dikush ka marrë një vendim dhe nuk do që ta ndryshojë. Edhe ju mund të jeni kokëfortë nganjëherë. Ajo që po ju acaron është se kur një familjar po jua vështirëson jetën, sepse nuk ka rëndësi se sa shumë doni t’i arsyetoni, nuk po ju dëgjojnë. Ky veprim nuk është zgjidhje e mirë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtNjë ofertë do ta kishit pranuar me shumë dëshirë, por nuk është koha e duhur. Do t’ju duhet ta refuzoni këtë mundësi për shkak se jeni përkushtuar diku tjetër. Me kalimin e kohës do të keni më pak përgjegjësi, por tani duhet të mundoheni ta fshihni zhgënjimin, posaçërisht nëse po i sakrifikoni dëshirat tuaja për dikë që e doni.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsPo ka mospajtime në vendet ku duhet të kishte bashkëpunim. Njerëzit që zakonisht janë bashkëpunues, po sillen pak çuditshëm. Do të donit të ndihmonit në një çështje që po ju shkakton shumë stres, por nuk keni mbështetje. Edhe pse po ju acaron sjellja e dikujt, me kalimin e kohës do të qetësohet.