Horoskopi ditor - 09 Aug 2022
Dashi
21 mars - 19 prillBëni një hap prapa vetëm sot dhe lini të tjerët, që zakonisht rrinë në prapavijë, që të kryejnë punë. Njerëzit që janë të kujdesshëm në mënyrën se si i trajtojnë punët do të jenë shembull për t’u ndjekur. Nganjëherë mund të jetë e bezdisshme, por duhet të shkoni deri në hollësi që janë pak të ndërlikuara.
Demi
20 prill - 20 majNjë mesazh i çuditshëm do t’jua bëjë ditën të pazakontë. Në fakt do të ketë pak gjëra të zakonshme në shtëpi apo në vendin e punës. Po ndodhin gjëra të çuditshme, të cilat ju befasojnë. Duket se jeni lidhur shumë me dikë. Partneri juaj nuk është në gjendje të mirë dhe nuk do të rrijë në një vend për shumë gjatë.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNuk mjafton që t’i thoni një të dashuri se jeni serioz rreth obligimeve tuaja të cilat po i merrni bashkë. I keni diskutuar këto pak më herët, por tani duhet që të përkushtoheni. Kjo do t’i bëjë të ndihen më të sigurt, kur e dinë se do të jeni gjithmonë aty për ta.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNjë i afërm i ri në moshë nuk po mund të blejë diçka. E dini se sa shumë do të thotë kjo për ta dhe nëse mundeni, do të tregoheni zemërgjerë duke iu ofruar para hua. Nëse nuk keni mjaftueshëm para, do të ishte budallallëk t’u jepni hua. Nuk mund ta lini veten keq, pa marrë parasysh se sa shumë doni t’iu ndihmoni.
Luani
23 korrik - 22 gushNjë anëtar i familjes ka nevojë të flasë për diçka që po e mundon. Rrini me ta e dëgjoni hallet e tyre. Një i afërm i moshuar apo fqinj do të bëjë deklarata të ekzagjeruara rreth shëndetit të tyre apo një problemi në komunitet. Nëse e kontrolloni pak se ç’po thonë, do ta kuptoni se e kanë gabim.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorShefi apo një koleg po tregohen kokëfortë. Grindjet vetëm sa do të sjellin probleme. Në vend se të grindeni, buzëqeshni dhe tregoni se sa fleksibil mund të jeni. Do t’ju vijnë ftesa sociale. Zgjidhni ato që janë të sigurta. Bisedat dhe seminaret online janë ende mënyrë shumë e mirë për të takuar njerëz të tjerë.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorNjerëzit në pushtet do ta mbajnë në mend se sa të dobishëm jeni, kur do të mund të keni nevojë për ta në të ardhmen. Nuk do t’ju duhet të mundoheni edhe shumë që t’i plotësoni dëshirat e tyre. Disa prej kërkesave të tyre mund t’ju nervozojnë, por mos e shfaqni. Buzëqeshni dhe ndihmoni sa më shumë që mundeni.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorDo të mund të keni nevojë të harxhoni më shumë para sesa që keni menduar në rrugën drejt suksesit. Një ambicie që keni qenë të vendosur ta realizoni këtë vit, ka ende shpresa se mund ta arrini. Tashmë i keni kapërcyer shumë pengesa. Të jini të sigurt që një investim do t’ia vlejë barra qiranë për çfarëdo shqetësimi që do të keni në të ardhmen.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorNjë fqinj i vetmuar do ta mirëpresë një telefonatë apo vizitë tuajën. Mos u befasoni nëse ju mbajnë për të biseduar më gjatë sesa që keni pritur. Një partner do që të diskutojë për planet e së ardhmes. Idetë e tyre do të jenë shumë më ambicioze se që keni pritur.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarKur bëni gjëra që i doni, paratë vijnë vetvetiu. Krijoni hapësirë në jetën tuaj për hobi dhe gjëra që ju sjellin kënaqësi. Fitimi i parave nga një talent kreativ është mundësi tepër e mirë. Qoftë ai gatim, blog, fotografi, do të ketë efekt pozitiv në bilancin tuaj bankar.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtDëgjojeni zërin tuaj të arsyes. Vetëdija juaj po ju pëshpërit në vesh dhe kjo gjë do t’ju shtyjë të mendoni dy herë se si t’i përgjigjeni një oferte të papritur. Mezi po prisni ta pranoni një ftesë, por mund t’ju shkaktojë shumë probleme në përditshmërinë tuaj.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsJeni duke menduar për të bashkëjetuar me partnerin apo që ta ndani shtëpinë me dikë tjetër. Duhet ta merrni parasysh sigurinë në shtëpi. Duhet të jeni të sigurt se vendimet tuaja do t’ju ofrojnë siguri afatgjatë. Mos injoroni çfarëdo dyshimi që po ju sillet nëpër kokë. Diskutoni për këto gjëra dhe do të jeni më të sigurt se çfarë vendimi duhet të merrni.