Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 23 Aug 2022

Dashi

21 mars - 19 prill

Një punë në grup do t’i bashkojë disa njerëz nga fusha të ndryshme. Disa njerëz që do t’i takoni do t’ju drejtojnë drejt një rruge të re. Do të jetë mundësi e mirë për ju që ta nisni një rrugëtim të ri. Nëse ju jepet një mundësi një herë në jetë, duhet ta shfrytëzoni.

Demi

20 prill - 20 maj

Një takim me miqtë e ngushtë apo të afërmit do t’ju befasojë atëherë kur e prisni më së paku. Do të jetë kështu për shkak të natyrë së këtij vendi apo mënyrës se si do t’ju kontaktojnë. Pas disa bisedave të sinqerta, do t’ju qartësohet gjithçka dhe çdo gjë do të bjerë në vendin e vet.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Jeni mbështetja e duhur për t’u dhënë shpirt njerëzve që nuk kanë vetëbesim, për të mësuar gjëra të reja dhe për të provuar diçka të re. Kjo lloj ndihme mund të ketë pasoja afatgjata dhe mund të përhapet më shumë sesa që mendoni. Dëshira juaj për t’u ndihmuar të tjerëve është plotësisht e sinqertë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Partneri juaj apo një familjar do ta thotë fjalën e fundit për një çështje që ndikon te të gjithë. Mirëpo nuk janë në gjendje t’ju dëgjojnë. Nuk do t’ju japin vëmendje të mjaftueshme dhe kjo gjë do t’ju zhgënjejë pasi do të duhet ta përsërisni veten. Tregohuni të durueshëm. Prisni që të shprehen të tjerët.

Luani

23 korrik - 22 gush

Po prireni të luftoni me ndjenjat tuaja pasi frikësoheni se tjetri nuk ndan po të njëjtat ndjenja me ju. Lini të tjerët të flasin dhe do të befasoheni. Ndiqeni instinktin. Dashuria është duke lulëzuar dhe nëse jeni beqar do të mund të takoni dikë që mund të bëhet shumë i rëndësishëm për ju.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Për shkak të disa rrethanave të papritura, do t’ju duhet që t’i merrni përsipër përgjegjësitë e dikujt tjetër. Nuk është se i kishit planifikuar kështu gjërat dhe kur keni shumë punë, duhet të mundoheni shumë më shumë sesa zakonisht. Shikoni përreth, është dikush që mund t’ju ndihmojë.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Mund të jeni shumë impulsiv, por në garë është e rëndësishme që të mos harroni se keni kundërshtarë. Ju ka kapluar entuziazmi, energjia dhe ambicia pasi e keni pranuar një ofertë të veçantë, që do t’ju sjellë çfarëdo që doni. Sigurohuni që të merrni hapa të menduar mirë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Nuk do ta keni problem që të zgjidhni çfarëdo problem me para. Gjithçka do të shkojë ashtu siç doni. Partneri do të përfitojë nga idetë tuaja të mençura. Duket se keni prekje magjike kur vjen puna te çështjet që lidhen me paratë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Keni qenë duke u munduar për ta zgjidhur një problem financiar. Një bisedë mund t’jua japë të gjitha përgjigjet dhe pa e kuptuar as vetë, në fushat ku keni qenë të pasigurt, do t’ju qartësohet gjithçka dhe do të marrë kuptim. Bisedat me njerëzit e duhur janë çelësi. E keni njohurinë që mund të jetë e dobishme edhe për ta.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Keni qenë duke e neglizhuar partnerin dhe më të dashurit tuaj për shkak se keni pasur shumë punë dhe është dashur t’i vini përpara familjes. Kjo ka qenë e përkohshme dhe po e vëreni se një person i afërt po ndihet se e keni lënë pas dore. Gjejeni një mënyrë që ta përmirësoni këtë. Ky person duhet ta dijë se është i rëndësishëm për ju.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Përpjekjet me gjysmë zemre nuk do t’ju sjellin asgjë. Vonesat e panevojshme do të vijnë për shkak se nuk jeni përqendruar si duhet në një punë. Sigurohuni që t’i keni të gjitha hollësitë e nevojshme, para se t’i dërgoni dokumentet e rëndësishme te njerëzit e caktuar. Kujdesi do t’ju shpërblehet.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Jeni lodhur duke u munduar që t’i zgjidhni çështjet që lidhen me financa. Ju dhe partneri mund të keni qasje të ndryshme kur vjen puna te paratë. Do të mendoni se ndoshta është koha që të jeni më të pavarur financiarisht. Hapja e një llogarie të fshehtë bankare mund të jetë hapi i parë. Në përgjithësi, instinkti juaj ka gjithmonë të drejtë për çështje që lidhen me paratë. Bëni çfarëdo që ju duket e drejtë.