Horoskopi ditor - 01 Sep 2022
Dashi
21 mars - 19 prillNuk e dini as vetë se si, mirëpo keni ngecur. Ju duket sikur jeni të ngarkuar, por nuk po bëni asgjë. Kjo mund të jetë kohë e mirë që të kërkoni sfida të reja. Mundohuni që ta rigjallëroni veten nga kjo periudhë frustruese. Gjeni mënyra alternative për t’i shprehur ndjenjat si piktura, shkrimi dhe gjërat kreative.
Demi
20 prill - 20 majPo diskutohen disa ndryshime. Më me qejf do t’i linit gjërat ashtu siç janë. Ju merr kohë që të mësoheni me rutinën e re dhe jeni të lumtur me gjendjen e tanishme. Nëse në vendin e punës, shefi juaj këmbëngul që t’i bëni disa ndryshime, nuk do të keni zgjidhje tjetër. Disa gjëra mund të përfundojnë më mirë seç e keni pritur.
Binjakët
21 maj - 20 qershorPunët e reja do të duken sikur janë përgjigje për problemet e tanishme, posaçërisht nëse mund t’ju nxjerrin nga kriza financiare. Edhe nëse është diçka e përkohshme, do të thotë se do të keni kohë për t’i zgjidhur disa probleme dhe do ta strukturoni një sistem më të mirë për buxhetin tuaj.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikKombinimi i disa përgjegjësive të shtuara në punë dhe mundësisë për të udhëtuar, do të thotë se duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme. Të paktën kjo gjë nuk do të ndodhë përnjëherë, por po nisni disa punë që do t’ju sjellin suksese.
Luani
23 korrik - 22 gushNjë problem teknik do t’ju shkaktojë vonesa në punë. Një numër njerëzish do të ndikohen dhe ata në pozita të larta, që duhet të merren me problemet me të cilat nuk janë marrë kurrë, po e bëjnë prioritet sigurinë. Një hulumtim i vazhdueshëm do të zbulojë diçka interesante.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNuk mund ta ndaloni një gjë që kishte për të ndodhur. Do të ballafaqoheni me një sfidë, ku shumica e njerëzve janë kundër pikëpamjeve tuaja. Besojini vetes dhe do të jeni në gjendje të ballafaqoheni me negativitet. Performanca juaj kurrë nuk do të jetë e dobët dhe do t’i mbani qëndrimet tuaja.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorPo planifikoni udhëtime. Nëse bëhet fjalë për pushim me familje, do të mundoheni që t’i bashkoni të gjithë të afërmit. Mund të keni probleme me para për shkak të planeve plot aventurë që jeni duke i bërë.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNjë mik apo fqinj, që zakonisht nuk ndan shumë gjëra me të tjerët, do t’ju kërkojë këshilla. Do të befasoheni që kanë zgjedhur që ju të jeni personi ku ata mbështeten. Kolegët do t’ju jenë mirënjohës për ndihmën e ofruar në një projekt, sepse e kanë pasur problem që të merren vetë me të.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorNëse ju jepet mundësia që të dilni me miqtë apo të rrini në shtëpi, për disa arsye do të zgjidhni që të rrini me familjen. Mos diskutoni për paratë, pasi kjo mund t’jua prishë harmoninë. Nuk ka rëndësi se sa e rëndësishme është një çështje, nuk është koha e duhur që të flisni për të.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNjë person po jua drejton gishtin dhe nuk doni që ta merrni fajin për diçka që nuk e keni bërë. Do t’ju duhet që të gërmoni thellë për t’i gjetur burimet e fshehta të energjisë dhe vetëbesimit. Para se të reagoni, mblidhni fakte dhe informata për t’ua dëshmuar se ajo për të cilën po akuzoheni, nuk është e vërtetë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtKur flisni me njerëz nga vendet e largëta, mund të përfitoni më shumë sesa që prisni. Nëse do të kishit parashikuar probleme në këtë drejtim, së shpejti do ta zbuloni se pasiguritë tuaja ishin të pabazuara. Një ftesë do të lidhet me një sipërmarrje për mbledhjen e fondeve dhe do të impresionoheni nga idetë inovative të një miku.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsDo t'ju kërkohet të merrni përsipër një punë por që do të heqë dorë nga puna në grup. Nuk mund të jeni i sigurt nëse keni përvojën apo shkathtësitë e nevojshme. Ajo që nuk do të prisni është të jeni në gjendje të jepni kontribut pozitiv në një projekt të rëndësishëm dhe keni të drejtë të ndiheni krenarë për arritjet tuaja.