Horoskopi ditor - 15 Jan 2022
Dashi
21 mars - 19 prillDuke i ndihmuar një miku që është në nevojë, do të shprehni personalitetin tuaj zemërgjerë. Megjithëse jeni shumë të zënë, mund të ndani pak kohë për të asistuar në një projekt. Megjithëkëtë, nuk duhet të punoni në ambient të zymtë. Krijoni atmosferë duke lëshuar muzikë apo duke pirë e ngrënë ushqim të mirë. Në këtë mënyrë edhe lodhja e punës do të shndërrohet në argëtim.
Demi
20 prill - 20 majJeni përcaktuar të vendosni kod etik në punën tuaj. Nëse e vëreni se dikush po vazhdon të thyejë rregullat, duhet të konfrontoheni me ta. Shpjegojani kolegëve tuaj pse nuk mund t’i toleroni sjelljet e tyre të këqija më gjatë dhe tërhiquani vërejtjen se herën tjetër do të njoftoni edhe shefin. Veproni me ultimatum. Sa më gjatë që e vazhdoni këtë përleshje, aq më vështirë do ta keni t’i vini në rend anëtarët e ekipit tuaj.
Binjakët
21 maj - 20 qershorEdhe pse keni qenë gjithmonë person kreativ, po ndiheni të pasigurt për talentin tuaj. Në vend se të brengoseni për atë se çka mendojnë të tjerët, është më mirë të kërkoni satisfaksion për veten. Nëse të tjerët ju përgjigjen me entuziazëm, do të ishte e mrekullueshme. Nëse jo, prapë do të ndiheni që keni bërë diçka të bukur dhe të vlefshme. Miku juaj i ngushtë ose i dashuri do t’ju inkurajojë që të ndiqni një kurs ose të studioni për ndonjë artizanat. Do të tregoheni të mençur nëse e ndiqni këshillën.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikI keni vënë vetes prioritet t’i siguroni personit tuaj të dashur një ambient të ngrohtë familjar. Për fat të mirë, do të keni shans të punoni nga shtëpia. Kjo do t’ju lejojë të jeni më afër fëmijëve dhe të afërmve tuaj, të cilët kanë nevojë për shoqëri. Duke qenë më afër personit që doni, lidhja juaj do të pësojë një ndryshim të madh. Qetësia e kujdesi juaj do të jenë shumë të çmuara.
Luani
23 korrik - 22 gushDo ta keni obligim t’i jepni lajme të këqija një personi të dashur. Megjithëse urreni t’u shkaktoni dhimbje të tjerëve, do ta kuptoni se jeni personi i duhur për ta dhënë këtë lajm. Provoni të ndani informatën e hidhur me shumë qetësi e kujdes. Kjo do të ndihmojë që personi që merr lajmin të mos pësojë shok të madh. Jeni tip shumë i ngrohtë dhe zemërgjerë. Të tjerët e dinë se mund të mbështeten në ty. Kjo padyshim ju bën njërin nga anëtarët më të vlefshëm në rrethin tuaj shoqëror.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNevoja e madhe për siguri financiare do t’ju shkaktojë disa ndryshime në shtëpi. Nëse merreni me përgatitjen e ushqimeve ose shikoni filma, do të relaksoheni shumë. Ky do të jetë shansi juaj që të rregulloni relacionet me të afërmit, fqinjët dhe miqtë. Organizoni ndonjë mbrëmje argëtuese. Flisni e qeshni me njerëzit e dashur. Do ta keni më të lehtë të relaksoheni duke qenë në një ambient të përshtatshëm.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorDuhet të ushtroni autoritetin tuaj para një punëtori, studenti ose personi më të ri se ju. Megjithëse nuk keni qejf të tregoheni të rëndë, është e rëndësishme të vini pak rregull. Në këtë mënyrë do të fitoni respektin që meritoni. Nëse vazhdoni t’i lini njerëzit të shkelin mbi ju, do ta keni të pamundur të arrini një marrëveshje pune. Jeni duke kërkuar punë? Hulumtoni raste që kanë të bëjnë me mësimdhënie, shkrime ose hulumtime. Keni nevojë për një pozitë që stimulon intelektin tuaj.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorKohët e fundit jeni duke punuar në vetmi. Nëse ka diçka që urreni, është mirë ta ndërpritni derisa jeni duke arritur progres. Për këtë keni vendosur të punoni vetëm, për të qenë sa më produktiv që është e mundur. Kjo arritje e madhe do t’ju sjellë rezultatet impresive. Nëse jeni duke kërkuar punë, kërkoni punëdhënës në ndonjë agjenci qeveritare, spital ose institucion ekonomik. Duhet të fitoni një punë që paguhet mirë dhe t’ju japë mundësi të keni më shumë liri.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorNëse i ndihmoni një miku, të dashurit ose një kolegu të punës për zgjedhjen e një problemi, do të ndiheni shumë krenar. Jeni bekuar me energji të madhe dhe mund t’i përballoni lehtë sfidat që ju dalin në rrugë. Aftësia për të punuar nën presion do t’ ju ndihmojë atyre të realizojnë ambiciet. Jepni më të mirën për t’i inkurajuar që të kthehen në kolegj, të shkruajnë ndonjë libër ose të udhëtojnë. Do të shpërbleheni më vonë për sakrificën tuaj, kur të tjerët të kenë rast për t’ju ndihmuar.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarPërdorni aftësinë tuaj ekzekutive për të ndihmuar një mik. Sigurimi i ndonjë pune do të ishte gjëja më e mirë që mund të bëni në këto rrethana. Nëse keni dëshirë t’i jepni para, gjeni ndonjë mënyrë, duke i kërkuar t’ju kryejë ndonjë shërbim. Në këtë mënyrë, personi juaj i dashur nuk do të ndiejë presion që t’ua kthejë borxhin. Asgjë nuk mund ta dëmtojë një marrëdhënie më shumë se obligimet financiare. Jepni më të mirën nga vetja për të mbajtur situatën nën kontroll.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtKeni vendosur të qëndroni në këmbët tuaja. Megjithëse keni një mik që është në pozitë të lartë dhe mund t’ju ndihmojë, ju preferoni të tregoni vetë talentin tuaj. Kjo do të mund t’ju nxisë të pranoni një pozitë pune që përshtatet me aftësitë tuaja. Për fat të mirë, punëdhënësi juaj është në dijeni për talentin tuaj dhe do t’ju promovojë shumë. Sapo të arrini popullaritetin, do të ngjiteni në majat e suksesit. Nëse punëdhënësi juaj ju ofron t’ju paguajë shkollimin, mos e lini këtë rast.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsAftësia juaj për të përfituar burime të shumta ju bën anëtar të çmuar të ekipit. Nëse do të shkoni në ndonjë intervistë pune, është mirë të tingëlloni si person i vendosur. Nëse ka diçka që urreni, është humbja. Eprori juaj do të çmojë aftësinë tuaj për të mbajtur në këmbë kompaninë. Kjo do t’ju promovojë mjaft shumë. Për fat të mirë, do të arrini ta shtoni buxhetin tuaj.