Horoskopi ditor - 20 Mar 2022
Dashi
21 mars - 19 prillPa e vërejtur fare, jeni ngjitur në maje të listës së një personi të fuqishëm. Ju jeni duke shënuar sukses thjesht duke i bërë gjërat e nevojshme në mënyrën e duhur! Nëse po mundoheni të ngriheni në karrierë, ky mund të jetë fillimi i një faze shumë aktive. Ende s’është e qartë se si do të ndryshojnë gjërat për ju, por këto ndryshime janë duke ardhur prandaj bëhuni gati. Reputacioni është shqetësimi juaj kryesor, andaj lajmi i mirë është që prej tani e tutje ju do të shkëlqeni.
Demi
20 prill - 20 majDuket se disa anëtarë të familjes janë duke u përzier shumë në jetën tuaj, por ndaloni për një çast dhe gjejeni arsyen se pse e bëjnë këtë. Ata ju duan juve! Mundohu të ndërtosh një pikëpamje të re ndaj lidhjeve tua, duke e vendosur veten në pozitën e tyre. Shumë shpejt do ta kuptosh sa shumë ju duan dhe se dëshirojnë që ti të jesh i lumtur, sepse edhe ju e doni të njëjtën gjë për ta. Dëgjo se çka kanë për të thënë, ju e dini se këshillat e tyre mund t’ju ndihmojnë pavarësisht a i pranoni apo jo.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNëse do të punoni me një ekip, mund të prisni një rritje të progresit tuaj. Njëri nga anëtarët e atij ekipi do të jetë më shumë i interesuar në përmirësimin e statusit social sesa në kryerjen e gjërave që duhet të kryhen. Varësia ndaj të tjerëve është shumë e dëmshme, por rrezatojini tendencës për kryerjen e punëve të huaja. Fokusohuni te përgjegjësitë e juaja. Kryerja e disa obligimeve mund të marrë pak kohë, por nuk guxoni të krijoni shembull të rrezikshëm.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikPse qëndroni vetëm duke shikuar? Nuk është se keni mungesë të energjisë brenda juve, por si duket ka nevojë për një shtyrje në mënyrë që ajo të dalë jashtë. Është e kuptueshme që nganjëherë mund të ndiheni të frikësuar nga dikush, por nëse lejoni që nervat të zbehin formën tënde më të mirë, asnjëherë nuk do ta merrni atë që dëshironi. Bëni një hap para! Fillojeni bisedën me ta me një ton të lehtë dhe gjendja do të ndryshojë natyrshëm. Mos u shqetësoni. Shumë shpejt do ta shihni se ky person nuk kafshon dhe do ta kuptoni që në fakt janë shumë të butë.
Luani
23 korrik - 22 gushNdoshta do të merrni një ftesë, por s’do ta dini a duhet ta pranoni atë ftesë apo jo. Mund të jetë argëtuese, por mund të jetë edhe e mërzitshme. Ndihuni të lirë të shtyni çfarëdo forme të vendosmërisë ndaj personit që ju ka ftuar, por mos lejoni që personi të mendojë që s’jeni të lumtur që ju ka futur në listën e të ftuarve. Shfaq entuziazëm dhe tregoji atyre që ju vjen mirë që ju kanë marrë në konsideratë. Fito pak kohë duke i thënë se duhet ta kontrolloni kalendarin tuaj fillimisht. Relaksohu dhe shumë shpejt do ta kuptosh se si duhet të përgjigjesh.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorAmbiciet tuaja të duhura kanë filluar t’i lëvizin gjërat përpara me shumë shpejtësi dhe kolegët e punës janë duke e vërejtur këtë! Gjëja më interesante është se njerëzit që keni menduar se ju xhelozojnë në fakt do të jenë mbështetësit tuaj më të mëdhenj, ndërsa njerëzit që keni pritur se do t’ju urojnë për suksesin tuaj do të jenë të lumtur pafund. Tani është koha e duhur që të zgjeroni rrjetin tuaj dhe të krijoni lidhje të reja. Njerëzve u pëlqen stili juaj dhe janë të gatshëm t’ju ndihmojnë sa herë që keni nevojë.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorSa herë që dikush nga e kaluara shfaqet përsëri në jetën tuaj mund të shkaktojë emocione të pakuptueshme. Por tani, një shpërthim nga e kaluara mund t’ju bëjë shumë mirë. Ata kanë pësuar ndryshime të mëdha dhe personi që janë tani nuk lidhet aspak me atë se si kanë qenë në të kaluarën. Krijo kohë për bisedë. Ribashkimi do t’ju pëlqejë shumë. Edhe ti tregoji sa shumë ke ndryshuar dhe kënaquni me faktin që ju prapë jeni të njëjtë me njëri-tjetrin.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorAmbiciet tuaja po rriten më shumë sesa që mund të përballojë orari juaj aktual. Ndoshta do ta keni të vështirë të ambientoheni me projektet e reja. Disiplina dhe kujdesi do t’ju marrë më shumë kohë sesa mendimet e reja, por ta dini se do të gjeni shumë rehati në to. Do të jetë një ndryshim i mirë i rrugës nga gjithë ato përpjekje dhe sakrifica që keni bërë deri tash. Fokusohu në kryerjen e detyrave. Kur e kontrolloni listën e gjërave që duhet të bëni, do të jeni të kënaqur me rezultatin.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorTransaksionet biznesore që keni për momentin mund të kenë efekt të madh në gjendjen tuaj financiare, prandaj do të ishit të mençur nëse do t’i trajtoni me shumë kujdes. Mos harxhoni më shumë sesa që vërtet keni nevojë nga paratë që i fitoni me shumë mund dhe kjo vlen edhe për blerjen e dhuratave. Në vend se ta befasoni dikë me një stoli të shtrenjtë, pse nuk ndërtoni diçka nga duart tuaja? Ata do ta vlerësojnë mundin tuaj më shumë se paratë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarShpenzime dhe shqetësime të papritura mund t’ju dalin përpara. Por, lajmet e mira janë duke ardhur! Yjet po sjellin disa lehtësime dhe kjo do t’ju bëjë të buzëqeshni. Por, keni kujdes që të mos mendoni se ky pushim do të zgjasë përgjithmonë. Me pak disiplinë mund të ndikoni pozitivisht në gjendjen tuaj financiare dhe t’i parandaloni shqetësimet e tilla në të ardhmen. Rishikojini shprehitë e shpenzimeve tuaja dhe krijoni një buxhet nëse keni nevojë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtDikush që ju trajton gabimisht do t’ju trajtojë njësoj edhe sot, duke shpifur rreth gjërave që nuk dinë asgjë. Ky person nuk është dikush që duhet ta toleroni, prandaj ose largohuni nga ata ose thuaju që ta mbyllin gojën. Krejt varet se si jeni me humor. Nëse keni ndjenja për përballje atëherë mos e luftoni ndjenjën, por luftojini ata! Por nëse dëshironi t’u shmangeni konflikteve, thjesht uleni kokën dhe pretendoni që ai person nuk ekziston fare.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsËshtë e lehtë ta humbësh respektin për një figurë me autoritet kur vazhdimisht ju nënvlerëson, por keni kujdes dhe mos lejoni që keqkuptimet t’ju bëjnë të jeni kundër njerëzve që s’kanë të bëjnë asgjë me problemin. Mbani në mend që një mollë e keqe nuk e dëmton gjithë shportën. Mbani për vete çdo gjykim dhe jepni njerëzve mundësinë e dyshimit. Më shumë ka gjëra të mira sesa të këqija te njerëzit me të cilët jeni duke punuar për momentin, por ndoshta keni nevojë të jeni të durueshëm për ta vërejtur.