Horoskopi ditor - 04 Oct 2022
Dashi
21 mars - 19 prillNjë familjar ka në mendje disa ndryshime për shtëpinë tuaj. Sigurohuni që t’i kuptoni sugjerimet e tyre para se t’ua jepni dritën e gjelbër. Intuita juaj do t’jua bëjë të ditur shpejt nëse nuk po jua tregojnë të gjithë historinë. Një projekt grupor do të pezullohet për shkak se dikush nuk ka kontribuar sa duhet.
Demi
20 prill - 20 majJeni të lodhur duke u marrë me vështirësi dhe sfida. Ju duhet pak pushim. Një i afërm apo partneri juaj do t’ju kuptojë po qe se do të doni të fshiheni nga tërë bota. Ata do t’jua japin sasinë e nevojshme të mbështetjes për t’jua bërë ditën më të mirë, ashtu sikurse ju doni.
Binjakët
21 maj - 20 qershorDo ta keni mundësinë për të marrë përgjegjësi të reja, por a është kjo ajo që doni? Nuk doni t’i bëni vetes shumë presion, pas situatave të vështira nëpër të cilat keni kaluar. Gjithashtu ende keni disa gjëra që duhet t’i zgjidhni, me të cilat jeni marrë më herët, kështu që kjo do të jetë e mirë për të ardhmen tuaj dhe që gjërat të rrjedhin mirë.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNë çastin kur do ta kryeni një punë të vështirë, do të keni më shumë kohë për familjen dhe shoqërinë tuaj. Një ofertë për udhëtim do t’jua sigurojë mundësinë e shumëpritur për të dalë jashtë botës suaj, për t’i vizituar miqtë dhe për t’u argëtuar. Keni shumë nevojë për ndryshim ambienti.
Luani
23 korrik - 22 gushMund të qartësohet e gjithë tollovia nëse bëni një hap prapa dhe e shikoni situatën me qetësi. Si mund të ndiheni rehat me disa njerëz, kur nuk e dini si ndiheni me vetveten? Para se të bëheni pjesë e bisedave emocionale, duhet të merreni me ndjenjat tuaja.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorPara se gjërat të dalin plotësisht nga kontrolli, merruni me problemet e rëndësishme financiare. Një problem që po shkakton shqetësime ka qenë duke u injoruar nga ata të cilët duhet të merren me të. Jeni të nevrikosur me dikë për shkak të sjelljes së tyre të papërgjegjshme. Nëse nuk do të jenë seriozë, do t’ju duhet të mendoni edhe një herë për punën e përbashkët që bëni.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorJu mund t’i qaseni me anë të mënyrave të ndryshme punës suaj. Gjetja e alternativave të ndryshme do t’ju lumturojë më shumë. Po gjeni mënyra të mrekullueshme për ta përmirësuar përditshmërinë tuaj. Një koleg do të kërkojë nga ju që t’i analizoni disa detyra që kanë t’u dhënë këshilla se si ta përmirësojnë performancën e tyre.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorDo të dëshironi ta përdorni mirë energjinë tuaj në një projekt të sapofilluar. Nëse ky projekt është i natyrës kreative, shumë shpejt do të jenë kokë e këmbë në të. Ngurrimi që keni pasur dikur do të largohet krejtësisht. Kjo është sfidë me të cilën kënaqeni dhe do të thotë shumë për ju.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorShprehni vullnetin për t’i dëgjuar njerëzit përreth jush. Shefi juaj apo një koleg i vjetër kanë nevojë t’ju besojnë se do ta kryeni një punë ashtu siç kërkohet. Edhe nëse nuk pajtoheni me pikëpamjet e tyre, nuk keni zgjidhje tjetër pos t’i ndiqni rregullat e shkruara.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarKeni qenë duke i lënë anash problemet teknike për shumë gjatë. Nëse nuk merreni me to tani, do t’ju duhet ta ndërroni një pjesë të pajisjes e cila ka mundur të ndreqet. Nuk e keni kuptuar rëndësinë e këtij problem deri më sot. Një projekt duhet të presë pak derisa të zgjidhet ky problem.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtPërgatituni t’i thjeshtoni projektet që nuk po përparojnë. Shefi juaj apo dikush në një pozitë të lartë po zhgënjehet se sa ngadalë janë duke ecur gjërat. Sipas disa thashethemeve do të ketë ndryshime dhe ndoshta për herë të parë do të mendoni se thashethemet mund të jenë të vërteta. Jeni duke e ndier valën e ndryshimeve.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsS’jeni në humor për përgjegjësitë e zakonshme. Një ftesë për t’u takuar me një mik të vjetër do të jetë arsyetimi të cilin keni qenë duke e kërkuar për të ikur nga punët e përditshme. E dini se nuk mund t’iu ikni përgjithmonë. Thjesht po e shtyni pak kohën për t’u marrë me to.