Horoskopi ditor - 16 Oct 2022
Dashi
21 mars - 19 prillDikush me të cilin punoni po shpreson se do t’i ndihmoni për një punë. Nëse ju kanë ndihmuar më parë, ka ardhur koha që t’ia ktheni nderin. Megjithëkëtë, nuk do të jeni aq të interesuar për gjërat që po kërkojnë t’i bëni dhe duhet të mendoni seriozisht se a doni vërtet t’i bëni ato.
Demi
20 prill - 20 majDo të jetë më e lehtë t’i sakrifikoni planet tuaja për hir të harmonisë. Ideja juaj është që t’i shikoni interesat tuaja personale. Por një person po mundohet t’jua ndërrojnë mendjen. Do të donit që t’i gëzonit edhe ata, por nuk do të ndiheni mirë në fund të ditës, pasi nuk do të arrini asgjë në fushat që kanë rëndësi për ju.
Binjakët
21 maj - 20 qershorSë fundmi po e gjeni veten në një situatë të çuditshme me dikë nga puna. Ajo që ju befason është se po ka këndvështrime të ndryshme dhe interesante, kur po debatoni. Nëse shefi juaj apo një person në detyrë po tregon dominancë, duhet ta kuptojnë se duhet ta fitojnë respektin tuaj. Keni pyetje që duhet t’u përgjigjeni.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikPërcilleni dikë që e dini se nuk i besohet. Problemet e vogla do të bashkohen deri në pikën kur do ta vëreni se po përballeni me një dilemë të madhe. Do t’i shmangni lehtë disa vështirësi, po qe se mbesni të informuar me të gjitha zhvillimet e reja. Duhet ta dini se njerëzit që janë zotuar për t’i kryer disa punë, janë vërtet ata që mund t’i përballojnë ato.
Luani
23 korrik - 22 gushNjë gjë që vërtet ju nevrikos janë njerëzit që mendojnë se kanë të drejtë t’ju tregojnë çfarë duhet të bëni e çfarë jo. Dikush po mundohet t’ju kontrollojë. Nëse ky person është partneri juaj dhe nëse kjo lidhje do të vazhdojë, atëherë do të duhet të bëni ndryshime të mëdha.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNuk keni planifikuar asgjë interesante, por sot kjo gjë nuk do t’ju ndalojë për të menduar për të ardhmen. Ju dhe familja juaj do të bëni plane interesante për muajt në vijim, kështu që do të keni diçka për të shpresuar. Mendimet pozitive i shtyjnë të tjerët që të ndihen mirë.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorPo merrni punë çdo ditë e më shumë. Planprogrami juaj po mbushet. Pa e vërejtur fare, do ta gjeni veten shumë të zënë me punë të reja. Është ndjenjë e mirë të jeni të shumëkërkuar, por nuk mund të jeni në dy vende njëkohësisht. Shkruani të gjitha takimet dhe terminet. Duhet të lini pak hapësirë edhe për veten.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorVetëbesimi i tepruar do t’i çojë disa njerëz drejt gabimeve. Për këtë arsye, kini kujdes se çfarë flisni dhe bëni. Keni plane dhe ide të mëdha dhe jeni të sigurt në aftësinë tuaj për t’i bërë realitet, por njerëzit e tjerë nuk kanë kaq shumë vetëbesim. Kanë nevojë për më shumë kohë që të mësohen me gjërat që po i propozoni.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorJeni nervozuar me një të afërm që është fajtor për një keqkuptim që ka ndodhur së fundmi. Kur mendoni rreth tij, nuk është se nuk e fajësoni edhe veten. Mos prisni më shumë se sa që mund të ofrojë dikush. Do ta vëreni një ndryshim shumë të madh në mënyrën se si njerëzit sillen kundrejt jush, në qoftë se e ndërroni qasjen tuaj ndaj tyre.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNuk doni t’i mbani për vete disa ide që mund t’ju hyjnë në punë njerëzve përreth jush. Ndani me miqtë dhe kolegët. Por në të njëjtën kohë, jini të matur. Vendosni se kush është personi që doni të përfitojë nga sugjerimet tuaja dhe kush është ai që nuk do të donit t’i dëgjonte.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtNjë bisedë e gjatë me një mik të vjetër do t’ju shtyjë të mendoni për t’i analizuar përsëri disa mendime që i keni pasur në të kaluarën. Do ta kuptoni se nuk e keni gjykuar dikë si duhet dhe kjo ka ndikuar që të keni qasje tjetër ndaj tyre. Pranojeni nevojën për t’i ndryshuar zakonet negative dhe jepni fund një situate të vështirë.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsNjë person e di se tregoheni të kujdesshëm kur jeni afër tij. Së fundmi ju kanë mashtruar për diçka. Por tani keni ndryshuar plotësisht dhe nuk do të mund t’ju fusin në grackë edhe një herë. Partneri juaj mund të mendojë se po tregoheni shumë dyshues, por thjesht nuk mund t’i shpërfillni ndjenjat tuaja.