Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 10 Jul 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Shefi juaj nuk do të jetë i lumtur nëse dëgjon se dikush që është i aftë ka vepruar kundër vullnetit të tij. Po i shihni dy anët e medaljes dhe pasi e dini se askush nuk është se po e mërzit me qëllim askënd, po e vëreni se ekziston një rrugëdalje për ta ruajtur harmoninë.

Demi

20 prill - 20 maj

Do të mendoni se pse dikush papritmas nuk është i lirë për mundësitë që po i ofrohen. Kishit menduar se janë të interesuar. Sapo t’ju jepet mundësia për të menduar do ta kuptoni se mundësitë e mira nuk po i lënë që të ikin. Nuk i kanë aftësitë apo njohuritë për të rrezikuar.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Miqtë tuaj do të jenë shumë mbështetës pikërisht në momentin që ju nevojiten më së shumti. Pavarësisht nëse kërkohen këshilla, mbështetje apo ndihmë, do të jetë dikush aty për ju. Nuk keni nevojë për ndonjë ide se si mund t’u tregoni se sa shumë e vlerësoni këtë gjë. Do t’i vijë koha edhe kësaj.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Jeni lodhur duke harxhuar kohë dhe energji në të njëjtat punë çdo ditë. Nëse jeni në një marrëdhënie që duket se ju ka mbërthyer dhe nuk po shkon askund, është koha e duhur për të treguar se si ndiheni. Jeni gati të bëni disa ndryshime pozitive. Organizimet e reja do t’jua zbukurojnë jetën.

Luani

23 korrik - 22 gush

Nuk mund të ngopeni me praninë e miqve. Shoqëria e tyre dhe gjërat që bëni bashkë ju kishin munguar shumë. Do të mendoni për të organizuar diçka dhe ndonëse nuk keni menduar për shpenzimet, faturat duhen paguar, kështu që duhet t’ia caktoni një kufi zemërgjerësisë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Diplomacia është çelësi, nëse doni të shmangni një situatë të tensionuar. Dikush është tepër i prekshëm dhe nëse thoni gjënë e gabuar, do t’ju acarojnë. Nga ana tjetër, fjalët e tyre do t'ju shqetësojnë. Nëse dikush duhet të jetë shikuesi, është mirë të jeni ju.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Jeni duke u lodhur nga mënyra se si disa njerëz duket se po tërheqin gjithë vëmendjen. Dikush vazhdon t’i ndryshojë pikëpamjet mbi një çështje e cila, deri më tani, duhet të zgjidhet. Kjo e mban të gjithë vëmendjen tek ata dhe po lodheni nëse nuk jeni në gjendje të ecni përpara sepse ata vazhdojnë ta bllokojnë rrugën.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Miqtë i vlerësojnë këshillat tuaja sepse i shihni gjërat nga këndvështrimet e ndryshme. Dikush dëshiron t’i dëgjojë pikëpamjet tuaja, para se të marrë një vendim të madh. Sapo ta dëgjojnë nga këndvështrimi juaj, do të ndihen më të sigurt për atë që duhet të bëjnë, edhe pse ajo që ju tregojnë është shumë e ndërlikuar.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Po përpiqeni shumë që të mos harxhoni shumë. Shpenzimet e fshehta që keni bërë së fundmi po zbrazin llogarinë tuaj bankare. Ngjarjet në të cilat po merrni pjesë dhe vendet që po vizitoni mund të kushtojnë shumë më tepër sesa pritej, veçanërisht kur duket se po rrini me njerëz që kanë shije të shtrenjta.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Partneri juaj dhe të afërmit e tjerë duan të dinë se për çfarë po mendoni dhe ndieni në mënyrë që t’ju kuptojnë më mirë. Duhet të jeni më të mirë ndaj vetes. Relaksohuni dhe jini vetvetja kur jeni me njerëzit që doni. Zbulimi i frikës ose dëshirave të thella do t'ju afrojë me partnerin.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Nuk duhet të ndiheni me faj nëse do t’ju duhet të merrni pushim për shkak të gjendjes shëndetësore. Shëndeti është i rëndësishëm. Dhembjet e vogla që po ju pengojnë në punë duhet t’i merrni seriozisht. Pushoni, çlodhuni dhe pranojeni ndihmën kur ju ofrohet.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

E dini se si njerëzit do të reagojnë në ngjarje dhe biseda para se të ndodhin. E dini nëse shefi juaj, një i afërm në moshë ose partneri kuptojnë diçka për një punë, është e sigurt se do të flasin për të. Për këtë arsye do të tregoheni të kujdesshëm me ta.