Horoskopi ditor - 14 Jul 2023
Dashi
21 mars - 19 prillNë vend se të nguteni do të bëni një hap prapa dhe do ta shikoni një situatë në mënyrë objektive. Nuk e keni për ngut që të arrini në përfundime. Para se të gjykoni diçka doni që fillimisht të mendoni mirë. Kjo ju vë një hap përpara të tjerëve që reagojnë shumë shpejt dhe që më vonë do ta pranojnë se pikëpamjet e tyre janë ndikuar nga ndjenjat.
Demi
20 prill - 20 majËshtë interesante se si dita mund t’ju ndryshojë kaq shpejt. Mos u mashtroni nëse mëngjesi nis qetë dhe ngadalë. Ndonëse mund t’ju duket se gjërat do të vazhdojnë të jenë në vendin e njëjtë, nga mesdita disa kërkesa të papritura mund t’ju ngarkojnë më shumë se që kishit menduar.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNjë bisedë e gjatë me dikë që kishit menduar se i njihni mirë do t’ju lërë të hutuar. Një partner, shok i ngushtë apo familjar nuk është duke vepruar ashtu siç kishit pritur. Pikëpamjet e tyre janë plotësisht ndryshe nga çka kishit pritur dhe bisedat e ditës së sotme mund ta ndryshojnë të ardhmen e këtij raporti.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNuk do të doni ta pranoni, por do të jeni goxha të interesuar për një temë që është duke u diskutuar. Kur dëgjoni për një mundësi të mirë, do të ndiheni se jeni bërë për të qenë në këtë vend tani për tani. Do të donit ta bënit hapin përpara, pavarësisht se çfarë qëllimesh keni.
Luani
23 korrik - 22 gushPo mundoheni ta mbani një të fshehtë nga dikush, por mund t’ju kthehet keq, pasi ka mundësi se do ta kuptojnë se çfarë nuk po shkon. Tregohuni të kujdesshëm se si i përgjigjeni pyetjeve të tyre. Do të ishte më mirë që të ishit të hapur për gjithçka, në mënyrë që të mos ruheni vazhdimisht.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNë vend se të brengoseni se çfarë mendojnë njerëzit, mendoni se si ta lumturoni veten. Nuk ka rëndësi se çfarë thonë miqtë, fqinjët apo familjarët. Rëndësi ka lumturia juaj. Ka ardhur koha juaj që të buzëqeshni. Ka kaluar kohë që nuk keni qeshur me shpirt.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorDo t’ju bënte mirë që të bisedoni me dikë për problemet që keni. Keni kujdes se nga kush po merrni këshilla. Nëse ia tregoni problemet dikujt që nuk e njihni edhe shumë gjatë, mund të mos ju kuptojë si duhet. Më mirë është që të flisni me dikë që ju njeh mirë dhe mund ta kuptojë tërë ngjarjen, pa pasur nevojë të jepni hollësi.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorDikush do t’jua bëjë me dije se po dyshojnë se keni qenë duke i shpërfillur mesazhet e tyre qëllimisht. Po ndiheni sikur i keni lënë mbas dore, pasi nuk kanë mundur të flasin me ju kur kanë pasur më së shumti nevojë. Mos i lejoni që t’ju bëjnë të ndiheni me faj. Është koha që disa njerëz të qëndrojnë në këmbët e veta.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorVëmendja është në një lidhje të afërt e të çmueshme. Ju dhe partneri keni shumë gjëra për të folur. Nëse i respektoni pikëpamjet e njëri-tjetrit, do të mund t’ia dilni që të kaloni në një fazë tjetër të lidhjes. Kurse në punë, do t’ia dilni ta qetësoni një koleg që është shqetësuar për një takim.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNjë person i dashur do të vendosë përnjëherë që të bëjë diçka të pazakontë dhe jashtë personalitetit të tij. Nuk do të mund t’i zbuloni planet e tyre plot aventurë, derisa t’ju tregojnë vetë. Vendimet e tyre të atypëratyshme do t’ju befasojnë, mirëpo me kalimin e kohës do t’ju pëlqejë ky spontanitet.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtRregullat dhe masat e reja kanë ndikuar që vendi i punës të duket i zymtë dhe jomotivues. Jeni duke menduar se sa mund të zgjasë kjo. Lajmi i mirë është se në skenë do të shfaqen disa fytyra të reja dhe energjia e tyre do t’i largojë retë e zeza që e kanë pushtuar ambientin e punës.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsZakonisht nuk doni që të jeni në qendër të vëmendjes, megjithëse po bëheni të tillë. Një projekt në grup do të shkojë mirë falë njohurive dhe shkathtësive që keni. I keni aftësitë që nevojiten për ta mbajtur punën në rrugën e duhur dhe njerëzit e tjerë do të jenë të lumtur që ju kanë zgjedhur si udhëheqës.