Horoskopi ditor - 12 Jul 2023
Dashi
21 mars - 19 prillDisa njerëz përreth jush janë të interesuar për projektet tuaja të tanishme. Të tjerët thjesht po merren me jetët e tyre. Jeni duke filluar të punoni se kush ka gjasa t’i bashkohet ekipit tuaj në të ardhmen, kur të filloni me një projekt të ri. Ky është një projekt që ka nevojë për mbështetjen e të tjerëve me të cilët ndani të njëjtat shije.
Demi
20 prill - 20 majJeni në dyshime se cilën ftesë shoqërore ta pranoni. Dikush do të ndihet si i lënë anash nëse i injoroni mundësitë për të dalë me ta dhe zgjidhni të takoheni me dikë tjetër. Nëse mundeni, sugjeroni një dalje grupore dhe përfshini një numër miqsh në një vend duke zbatuar distancën sociale.
Binjakët
21 maj - 20 qershorPlanet që po i bëni duhet t’i lini për një ditë të rëndësishme dhe plot argëtim. Do të pajtoheni me çfarëdo mundësie për t’u kënaqur me ndryshim të vogël. Cilido mik që do të bashkohet në çkado që jeni duke bërë duhet ta bëni të ndihet i mirëseardhur. Madje edhe izolimi social nuk do t’ju ndalojë për t’u kënaqur. Puna grupore do ta nxjerrë më të mirën nga ju.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikKeni pasur shumë përvojë në një situatë që tashmë duket se po ndryshon vazhdimisht. Jeni duke pritur më shumë sfida e vonesa. Ata që e kanë për detyrë nuk duket se mund të vijnë me ndonjë zgjidhje ideale. Do të dëshironi të shihnit që po veprohet diçka për t’jua dhënë sigurinë që një sistem i fortë dhe i shpejtë do të vendoset.
Luani
23 korrik - 22 gushE keni marrë një vendim të vështirë. Jeni të sigurt se keni bërë gjënë e duhur, edhe pse dikush do t’jua thotë të kundërtën. Në këtë rast duhet t’i besoni instinktit dhe t’i injoroni fjalët e të tjerëve. Duhet t’jua bëni me dije të tjerëve se mund të vendosni vetë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorJeni gati për ta takuar dikë që do të bëhet i rëndësishëm për ju në një situatë ku e pritni më së paku. Një ndryshim planesh do t’ju mbajë në prapavijë pasi ka nevojë për ju në prapaskenë. Kjo jua çel rrugën që të takoni një grup të ri njerëzish dhe veçanërisht një person do ta ketë vëmendjen tuaj.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorKeni bërë gabime, por ju keni aftësinë për t’i përmirësuar. Problemi është se kriteri është tërësisht i paqartë dhe kjo jua bën të vështirë që të dini si ta zvogëloni çfarëdo dëmi që është duke u shkaktuar. Është tërësisht një situatë e pakëndshme dhe s’jeni i vetmi që ka nevojë ta dijë se ku duhet të rrijë.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorMund ta kuptoni frustrimin e njerëzve në detyrë, që po mundohen t’i vënë në funksion sistemet e bazuara në udhëzime kontradiktore dhe të ndryshueshme. Problemi është se kolegët tuaj dhe shokët e grupit duhet ta dinë se çfarë po pritet nga ta dhe nëse do të jenë apo jo të punësuar muajin e ardhshëm.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorDo të mund ta gjeni veten në një pozitë ku jeni duke bërë rregulla dhe duke krijuar udhëzues që t’i ndjekin të tjerët. Do të ketë ankesa edhe pse jeni duke u munduar ta krijoni sistemin më të drejtë të mundshëm. Gjëja e fundit me të cilin do të donit të merreshit është grumbulli i ankesave. Nuk po ju duket e lehtë, por kohërat po ndryshojnë dhe duket se kjo është mënyra e vetme.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarJeni duke i përkrahur pa pushim të rinjtë që po shikojnë kah e ardhmja dhe po mundoheni ta gjeni një mënyrë për ta bërë sa më të mirë një situatë ndryshuese. E keni marrë këtë barrë të madhe shtesë në mesin e një pandemie për t’i ndrequr gabimet që janë bërë. Përpjekjet tuaja po vlerësohen.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtNjë pako e masave të sigurisë po krijohet për t’i mbajtur të tjerët të shëndetshëm dhe që të kenë distancë sociale. Jeni duke u munduar të vëni vendime për prova dhe është e rëndësishme që të jeni në të njëjtin ritëm me ngjarjet e fundit. Përgjigjja që do të merrni nga të tjerët që janë të përfshirë do t’jua konfirmojë se sa shumë respektohen vendimet tuaja.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsNumri i gjatë i aktiviteteve të fundit të dikujt nuk do ta ketë vëmendjen tuaj. Sa më shumë që flasin, aq më shumë filloni të mendoni nëse keni ndonjë gjë të përbashkët. Të paktën dukuni sikur po dëgjoni, pasi nëse e ndryshoni temën e bisedës, do t’i varin buzët dhe kjo do të jetë shumë acaruese.