Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 21 Jul 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Ruajeni qetësinë kur do t’ju duhet të merreni me problemet e një të afërmi apo fqinji. Shqetësimet fillestare do të zhduken për shkak se do ta vëreni se krejt çfarë ju duhet është një qasje praktike. Jeni shumë të aftë në këtë punë dhe keni gjithë çfarë ju duhet për ta kryer këtë si duhet.

Demi

20 prill - 20 maj

Doni të ikni larg nga gjithçka. Jeni të lodhur nga përditshmëria, nga gjërat e njohura dhe dëshironi shumë të vizitoni vende të reja. Mund të jetë koha e duhur për ta rezervuar një udhëtim. Nëse keni nevojë që të flisni me dikë, i cili gjithashtu do të udhëtojë, atëherë planifikojeni bashkë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Ka njëfarë misteri në disa ngjarje, por nuk doni t’i mendoni shumë gjërat. Dikush mund të ketë arsye se pse po mban sekrete dhe nëse tregoheni shumë të mençur e shumë kureshtarë, do të mund ta nisni diskutimin e një teme për të cilën tani nuk është koha e duhur.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Kur dikush refuzon të flasë për një çështje për të cilën keni nevojë për përgjigje, do të filloni të dyshoni. Dyshoni pak se pse këta persona po tregohen kaq të fshehtë, por nuk doni të nxirrni përfundime. Po shpresoni që këto dyshime të mos bëhen realitet. Jepuni të tjerëve pak kohë dhe do të flasin me ju.

Luani

23 korrik - 22 gush

Krejt çfarë doni të bëni në fillim të ditës është që të mos dilni nga binarët. Nuk do të interesoheni për aktivitetet, ku mund të përfshihen shumë njerëz. Jini të hapur për shkak se kah fundi i ditës do të mund të befasoheni pasi do t’ju ndryshohet humori.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Ndjeshmëria dhe kuptueshmëria që po e shfaqni ndaj të tjerëve, do t’ju shpërblehen. Ndonëse nuk jeni duke pritur ndonjë shpërblim apo mirënjohje dhe po veproni kështu për shkak se jeni njeri i mirë, njerëzit janë shumë mirënjohës për kujdesin tuaj.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Do të mungoni në një takim të rëndësishëm, por ju nuk keni faj. Një koleg do ta mohojë se i ka ngatërruar datat e ngjarjeve. Informatat e rëndësishme janë shpërfillur me pakujdesi. Një njeri në pozitë të lartë do t’ju ndihmojë që ta rregulloni këtë rrëmujë. Jepni vetes pak kohë që t’i kuptoni të gjitha hollësitë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Keni qenë duke punuar shumë dhe trupi po ju thotë se është koha që ta ngadalësoni pak ritmin dhe që të kënaqeni pak me të mirat e jetës. Miqtë që ju njohin do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë dhe do të mund t’ju japin sugjerime për të pushuar.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Kur nuk e dini se si po ndihet partneri juaj, ju vështirësohet pjesa e bërjes së planeve për të ardhmen. Nuk jeni të sigurt nëse duhet t’i ftoni që të merrni pjesë bashkë në disa aktivitete apo duhet të vazhdoni vetë sikurse keni bërë kur keni qenë beqar/e. Zgjidhja e vetme është që të flisni.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Keni qenë duke menduar se si mund t’i mbuloni shpenzimet e një udhëtimi apo ngjarjeje sociale të cilën e keni planifikuar. Një pjesë e juaja do që të tërhiqeni nga kjo, por nuk doni t’i zhgënjeni të tjerët. Do të merrni një shpërblim shtesë dhe do t’ju duket sikur ju ka ardhur nga qielli.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Jeni shumë të vetëdijshëm se si jeni përmirësuar në punë së fundmi dhe edhe një koleg po e vëren këtë gjë. Po shpërbleheni me disa punë të mira. Jini të kujdesshëm se sa shumë po punoni ose do të filloni t’i vëreni efektet e punës së madhe. Filloni të meditoni nëse nuk po mund të përqendroheni.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Së fundmi keni lejuar që një person t’ju nxitë për t’i injoruar punët e përditshme, ndonëse nuk do të duhej të kishit vepruar kështu. Përnjëherë jeni të vetëdijshëm për të gjitha gjërat që duhet të bëni dhe thjesht doni t’i kryeni punët dhe t’i ktheheni prapë normalitetit.