Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 11 Sep 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Asgjë nuk mund t’ju ndalojë drejt arritjes së qëllimeve tuaja. Planet tuaja për ta arritur një synim do të sjellin reagime plot entuziazëm. Nëse dikush mund t’ju është i aftë t’ju ndihmojë për të pasur sukses, nuk do të ngurrojë fare. Nëse jeni beqar/e, do të ketë diçka të re për ju. Do të keni mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur.

Demi

20 prill - 20 maj

Mos ngurroni të bëni pyetje, përderisa po i merrni parasysh propozimet dhe sugjerimet e njerëzve. Nëse një koleg po ju shtyn që të bëheni pjesë e një projekti, analizojeni edhe pak. Ka mundësi se ka kritere shtesë, që nuk i kishit parë në fillim. Tregohuni shumë të kujdesshëm në disa çështje, ku njerëzit po jua bëjnë të qartë se analizat tuaja po u duken të panevojshme.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Nëse do të bisedoni më shumë me një person, do të ndryshoni shumë përshtypje. Do të mund ta vëreni se po ndodhin ndryshime në punë, përderisa do të punoni bashkë. Diplomacia ju ndihmon gjithmonë. Do ta rikujtoni këtë gjë në të ardhmen, kur do të tensionohen raportet me të afërmit tuaj.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Njerëzit janë vazhdimisht në mediat sociale dhe lajmet e rreme po shpërndahen shpejt. Do të kërkohet nga ju që të punoni me një grup njerëzish për të gjetur mënyra për ta zgjidhur këtë situatë. Qëllimi juaj është që t’u jepni të tjerëve informata në një mënyrë sa më të qartë në mënyrë që ata ta kuptojnë se çfarë po ndodh. Kjo gjë është më se e nevojshme.

Luani

23 korrik - 22 gush

Do të harrohet shumë shpejt një situatë, që tani po ju duket dramatike. Një mik do të mundohet të ndërhyjë në planet që tashmë i keni bërë. Nuk ka rëndësi se çfarë arsyetimi janë duke përdorur për ta marrë vëmendjen tuaj, ju duhet t’i qëndroni prapa qëllimeve tuaja fillestare. Pas pak kohësh do ta vërejnë se kanë gabuar diçka dhe pasi ta kuptojnë, do t’ju kërkojnë falje.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Ju duhet të vendosni nëse duhet të vazhdoni me disa plane ligjore apo financiare. Nuk është kurrë vonë për ta ndërruar mendjen. Kontrolloni dokumentet e një kontrate të propozuar. Çfarëdo që bëni, tregohuni më të qartë. Jini të prerë dhe nuk do të ketë vend për keqkuptime.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Idetë praktike të një familjari për ta rinovuar shtëpinë, do t’ju frymëzojnë edhe më shumë. Jeni shumë të interesuar për t’i zbatuar këto plane, por para se të veproni, llogaritni shpenzimet. Do t’ju duhet t’i jetësoni këto plane pa shumë shpenzime.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Jeni shumë të kuptueshëm por nuk mund t’i duroni njerëzit përtacë. Kur këta njerëz dështojnë për t’i kryer punët e tyre, ju duket se nuk keni zgjidhje tjetër përveç se t’i merrni përsipër përgjegjësitë e tyre. Nuk i besoni aftësive të tyre në punë dhe për arsye se puna duhet kryer, duhet t’i përvilni mëngët dhe ta dëshmoni se si duhet të punohet.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Nuk do të mund të udhëtoni jashtë vendit, por do ta pranoni një ftesë për ta vizituar një vend që s’keni qenë kurrë më parë. Keni pasur shumë nevojë për ndryshim ambienti. Do të kënaqeni shumë pasi do të mund të udhëtoni me një mik që e doni fort. Do t’ju bëjë mirë ndryshimi i përditshmërisë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Duhet të flisni me një fqinj, i cili ka qenë duke e pritur përgjigjen tuaj për një ofertë, për të cilën nuk keni pasur kohë për të menduar. Jeni shumë të lumtur që një person i dashur ia ka dalë të heqë dorë nga një shprehi e keqe. Kjo gjë do t’ju frymëzojë edhe juve. Jini të vendosur dhe do të keni sukses.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Keni rreth të gjerë njerëzish, kështu që do të pranoni shumë ftesa për ndeja, por duhet të mendoni se cilën ta zgjidhni. Për arsye se nuk mund të jeni në dy vende njëkohësisht, disa takime edhe mund të anulohen. Zgjidhni ngjarjet që kanë masat e duhura të sigurisë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Do t’ju duhet t’i tejkaloni disa situata të rrezikshme financiare. Do të kërkohet nga ju dhe të tjerët që janë të përfshirë në këtë projekt, që të jeni logjikë dhe të kujdesshëm. Një projekt i mbledhjes së fondeve do të mund të mund të sjellë probleme. Do t’ju duhet që të punoni fort.