Horoskopi ditor - 13 Sep 2023
Dashi
21 mars - 19 prillKëshillohet që të tregoheni të vëmendshëm gjatë kësaj dite në aspektin profesional dhe të mos e teproni, pasi në të kundërt do të futeni në telashe. Për sa i përket dashurisë, për ata që janë në çift parashikohet një ditë e qetë. Ndërsa për beqarët njohje të reja shfaqen në horizont, të cilat do ta rrisin kureshtjen për takime të njëpasnjëshme me personin që po u pëlqen.
Demi
20 prill - 20 majKjo ditë bëhet shumë e veçantë si në punë edhe në aspektin sentimental. Nëse jeni beqarë do ta keni sot një takim që do t’ju bëjë t’ju rrah zemra fort. Megjithatë prisni edhe pak, gjejeni momentin e duhur, pasi ende nuk jeni gati për ndryshim.
Binjakët
21 maj - 20 qershorDëshironi t’u tregoni të tjerëve se sot ndiheni mjaft mirë. Do të gjeni një mënyrë për ta bërë këtë gjë, mbase duke i ftuar diku. Mbrëmja do të këtë disa probleme, për shkak të pakënaqësive në punë. Mundohuni t’i merrni gjërat me qetësi dhe çdo gjë do të kalojë. Plani financiar paraqitet me nivele të mira, do të dini si t’i menaxhoni shpenzimet.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikSot puna juaj do të kërkojë shumë mund nga ju. Personat që janë në lidhje janë duke përjetuar një lidhje relativisht të kënaqshme. Ndërsa beqarët do ta mbajnë ende këtë status, sepse ndihen mirë kështu.
Luani
23 korrik - 22 gushNë aspektin profesional duket se çdo gjë do të shkojë shumë mirë, kjo falë aftësive tuaj komunikuese të mira. Raporti në çift do të ketë ndryshime thelbësore. Sot do të arrini më me lehtësi të tregoni se çfarë ndieni në të vërtetë. Ndërsa për beqarët një histori dashurie e porsalindur premton kënaqësi të madhe.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorMendja juaj do të jetë e qetë dhe kjo ju duhet për të përfunduar një projekt të rëndësishëm që keni kohë që po punoni. Tregohuni më racionalë si në punë ashtu dhe në jetën tuaj personale. Gjeni kohë për t’ia dedikuar edhe partnerit, mos e lini pas dore, sidomos në këtë periudhë kur ka nevojë për ju.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorDo të mund të keni keqkuptime në ambientet e punës. E gjithë kjo do të vijë si rezultat i mungesës së komunikimit, prandaj këshillohet që ta ruani qetësinë që gjërat mos të përfundojnë keq. Kurse në përgjithësi do të jetë një ditë plot me humor të mirë dhe entuziazëm.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNisni të organizoni disa pushime në mënyrë që të dilni nga rutina e përditshmërisë, ku jeni zhytur prej kohësh. Kjo do t’ju jepte mundësi që të kaloni disa momente të bukura me partnerin, duke përforcuar në këtë mënyrë edhe lidhjen tuaj. Ndërsa beqarët do të kenë mundësi për të njohur disa njerëz të rinj.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorPërpiquni të mos tregoheni shumë kontradiktorë sepse nuk do të arrijnë t’ju kuptojnë sot. Nëse keni dëshirë të bëni debat me partnerin, lëreni për më vonë. Të gjithë keni nevojë për pak qetësi në këtë periudhë të vitit.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarDo të keni pozitivitet dhe dinamizëm gjatë kësaj dite dhe kështu do t’ju mundësohet edhe hapja e dyerve të duhura. Për çiftet parashikohen disa keqkuptime dhe mosmarrëveshje, kjo si pasojë e një aluzioni xhelozie. Tregohuni të kujdesshëm, mendohuni përpara se të reagoni.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtDo ta tregoni gatishmërinë tuaj karshi të tjerëve. Do t’i kërkoni falje dikujt që pa dashje e keni lënduar, por që dikur nuk e kishit kuptuar. Ndërsa sa i përket të dashuruarve, është koha të pushoni dhe të reflektoni pse gjërat nuk po ecin aq mirë në marrëdhënien tuaj në çift.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsNë këtë ditë intuita juaj e mprehtë do t’ju ofrojë avantazh në vendin e punës. Brenda stafit, po kënaqeni me miqësitë e duhura, gjë që do t’jua bëjnë të ndiheni në qiellin e shtatë. Nëse jeni të interesuar për një person të caktuar, gjeni kohën për të kaluar kohë me të më shumë. Do t’ju duket sikur gjërat rrjedhin natyrshëm sot dhe sikur janë mjaft të thjeshta.