Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 25 Sep 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Teksa afati i fundit po vjen, e vetmja gjë që mund të bëni është të fokusoheni në punën tuaj. Gjithmonë i thoni vetes se keni kohë mjaftueshëm dhe do të përfundoni gjërat duke i lënë ato deri në momentin e fundit. Duhet të lini më shumë kohë për t’i përfunduar të gjitha obligimet.

Demi

20 prill - 20 maj

Pranimi i një ftese nënkupton se së shpejti do të udhëtoni diku larg. Dëshira për të eksploruar diçka të re nuk po ju mungon. Po bëni një ndryshim rutine, që siç thuhet, do t’ju bëjë mirë sikurse një pushim.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Mendja juaj është kthyer tek disa qëllime të kamotshme që i keni vendosur për vetën e që tash shpresoni t’i arrini. Keni ide të qarta se çfarë doni të bëni në disa projekte të reja. Jeta po bëhet e mirë për ju.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

E keni marrë jetën dhe marrëdhëniet e të tjerëve me ju me shumë seriozitet. Mendimi që po shprehni në të gjitha marrëveshjet do të vlerësohet nga të gjithë të përfshirët. Jeni të sigurt se po bëni të gjitha zgjedhjet e duhura dhe marrëveshjet e arritura tani do të reflektojnë shumë tek ju në të ardhmen.

Luani

23 korrik - 22 gush

Nuk është ide e mirë ta kërkoni mendimin e dikujt tjetër. Mendoni se të gjithë janë ekspertë në atë që po të thonë. Po lodheni duke dëgjuar të ashtuquajturat fakte kur nuk ka prova në asgjë nga ato që po flitet. Në këtë pikë, jeni gati të largoheni dhe të merreni me veten.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Lajmet e fundit po tregojnë për disa ndryshime në angazhimet e punës. Priten vonesa ose keqkuptime për këto të fundit. Nëse nuk jeni mirë nga gjendja financiare, përdoreni kreativitetin tuaj. Mund të fitoni pak para shtesë.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Ju dhe partneri do të merreni vesh t’i bëni ca ndryshime që ka kohë që i keni përmendur. Kjo ju bën të shpresojë se së shpejti do të keni një arsye për të festuar diçka privatisht. Jeni beqar dhe në kërkim të dashurisë? Do të keni mundësi të reja romantike në rrethin e shoqërisë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Nuk po mund të kontaktoni dikë në ekipin tuaj të punës dhe kjo po ju shkakton shqetësim. Ndiheni sikur personi në fjalë do të marrë një vendim të gabuar. Meqë nuk ka asgjë që mund të bëni, lëreni të mësojë nga gabimet e veta.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Një familjar i juaji më në fund do t’u tregojë diçka që e kishe munduar për shumë kohë. Do të arrini në përfundim se nuk kanë dëshiruar të flasin deri më tani për të mos ua prishur lumturinë juve. Megjithatë, pas bisedave, të dy po ndiheni më mirë që diskutuat së bashku.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Dikush po mendon se është më i mençur duke u bërë më misterioz. Nuk është se jeni impresionuar. Një person i tillë veçse po ngadalëson zgjidhjen e një problemi që mund të përfundonte shumë shpejt. Nuk i merrni shume qetazi të tilla sjellje misterioze.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Një koleg pune së fundmi po tregon anën kërkuese të natyrës së tyre dhe po bëhen tepër posesiv. Marrëdhënia ka vlerë për juve, mirëpo mendoni se ka ardhur koha të flisni hapur. Pasi ta kuptojnë se si ndiheni, do të jeni më i lirë dhe i pavarur në punën tuaj.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Jeni të vetëdijshëm për rëndësinë e disa raporteve që keni me disa njerëz dhe duhet t’ua kushtoni vëmendjen e menjëhershme. Dikush po pret një përgjigje nga ju për një çështje pune. Megjithëse gjithçka duket se po shkon mirë, e ndjeni se së shpejti do të ketë stuhi në jetën tuaj.