Horoskopi ditor - 25 Dec 2023
Dashi
21 mars - 19 prillMos e ngarkoni veten tuaj. Nuk mund të vazhdoni të punoni kaq shumë pa pushuar asnjëherë. Ju po e filloni ditën me energji, por kini kujdes të mos kafshoni më shumë se sa mund të përtypni. Ju dëshironi t’i kënaqni të gjithë dhe të bashkoheni me gjithçka, por sigurohuni që të përfshini pak relaksim në orarin tuaj.
Demi
20 prill - 20 majJu duhet kohë për të marrë një vendim mbi një ofertë ose marrëveshje pune. Dikush po shpreson që ju të jepni një përgjigje të menjëhershme, por mos nxitoni. Kuptojeni se çfarë presin nga ju.
Binjakët
21 maj - 20 qershorMos hezitoni ta diskutoni me dikë të afërm, një çështje familjare që po iu shqetëson prej disa kohësh. Bisedoni me një të afërm më të vjetër, i cili gjithmonë iu ka ofruar këshilla të mençura. Dikush do të jetë gati ta pranojë se ka gabuar dhe është koha për të ndërmarrë hapa për ta korrigjuar atë gabim.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikDo të bëni çmos që të jeni miqësor dhe të sjellshëm me këdo që takoni. Ndonjëherë mund të pyesni veten nëse vërtet mund t’u besoni disa njerëzve. Besoni intuitës tuaj. Ju nuk keni nevojë të shprehni mendimet tuaja, por duhet t’i dëgjoni ato dhe të kujdeseni për interesat tuaja.
Luani
23 korrik - 22 gushKur keni qenë i ri, mund të jeni akuzuar se keni një imagjinatë shumë të gjallë. Këto kritika do të kenë thumbuar, por kurrë nuk e kanë dekurajuar dashurinë tuaj për artin, bukurinë dhe krijimtarinë. Ju keni një talent të mrekullueshëm krijues. Shfrytëzojeni këtë talent.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNjë i afërm ose mik do t’iu bëjë disa sugjerime aventureske dhe emocionuese. Bisedat për udhëtimet dhe eksplorimin e vendeve që iu kanë magjepsur që nga fëmijëria do t’iu emocionojnë pafund. Ju do t’i merrni seriozisht idetë e tyre.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorJu dëshironi t’i kushtoni një pjesë të kohës tuaj kthimit në komunitet dhe punës vullnetare. Dëshira juaj për t’i ndihmuar ata që janë më me pak fat mund të nënkuptojë shtyrjen e organizimeve familjare, por të dashurit tuaj do ta kuptojnë. Përpjekjet tuaja për ta bërë këtë botë një vend më të mirë do të vërehen.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorMos u shqetësoni shumë për atë që mund të mendojnë të tjerët. Edhe pse një mik ose i afërm do t’iu thotë se ata mbështesin planet tuaja, ju ndjeni një mosmiratim. Për sa kohë që jeni të vërtetë me veten, kjo është ajo që ka vërtet rëndësi. Qëndro i lumtur.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorMos u habisni nëse iu kërkohet të merrni përsipër një detyrë të rëndësishme që do të kërkojë aftësi dhe vëmendje. Edhe pse mund të mos jeni të prirë të merrni më përgjegjësi, do të ndiheni mirë kur ta kuptoni se ata në pozita të larta po i vlerësojnë aftësitë tuaja.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNëse ndiheni të vetmuar në prag festash, telefonojini një miku dhe kërkoni shoqëri. Ftoni disa miq në shtëpi dhe bisedoni me ta. Do të ndiheni mirë nëse dilni në komunitetin tuaj dhe ndihmoni dikë në nevojë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtPartneri juaj e ka pritur ditën e sotme për ta ndarë një lajm të mirë me ju. Kjo do të jetë shkak për një festë shtesë. Nëse jeni beqarë dhe kërkoni dashurinë, sigurohuni që të lini përshtypje të mirë kudo që shkoni. Mos u habisni nëse takoni dikë që do iu magjeps.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsAktivitetet në grup iu kanë ndihmuar që të gjeni qetësinë shpirtërore. Të jesh në gjendje të ndihmosh njerëzit në nevojë, në ndonjë mënyrë, sado e vogël qoftë, do t’iu bëjë të ndiheni më mirë. Mos harroni të gjeni kohë edhe për veten tuaj. E meritoni një pushim larg rutinës.