INTERAKTIV

Çfarë faktesh për 24 shtatorin ia ka përmendur Joseph-Lajçakut në Budva?

Analisti amerikan për çështjet e Ballkanit, Edward Joseph, ka treguar se në Budvë e ka ngritur çështjen e sulmit në Banjskë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

"Ia kam shtruar Miroslav Lajçakut dy pyetje: Sepse ai tha që ‘duhet vërtetuar faktet’. ‘Jemi duke vërtetuar faktet’. Unë i thashë atij: ‘Shiko, ne tashmë i dimë disa nga faktet. E dimë për shembull se si ka reaguar presidenti Vuçiq pas këtyre ngjarjeve. Kjo në vete është një provë shumë e rëndësishme, veç çdo hetimi tjetër. E pamë se presidenti Vuçiq i shpalli tri ditë zie për sulmuesit e vrarë. Ai vetë nëpër media i ka ngritur lart ata sikur të ishin heronj. Dhe ai e ka përshkallëzuar edhe më tej situatën duke sjellë shumë armë të rënda dhe provokues në kufi me Kosovën’. Ai i ka bërë të gjitha këto gjëra dhe siç ia kam nënvizuar edhe Miroslav Lajçakut, Vuçiqi nuk ishte nën presion të brendshëm, sepse madje dhe Kisha Ortodokse Serbe e ka distancuar veten nga kjo që ndodhi. Ata publikuan qëndrimin e tyre formal, ku thanë se ne s’kemi të bëjmë asgjë me këtë dhe që shprehën ngushëllime vetëm për policin e vrarë shqiptar”, ka thënë Joseph në “Interaktiv” të KTV-së.