Me edicionin më të fundit ekipi i emisioni “Jeta” ka udhëtuar drejt Corrovodës, bjeshkës së Istogut.
Ky vend, i cili për vizitorët ofron pamje magjepsëse, plot pesë muaj merr jetë nga vendësit, të cilët jetojnë me familjet e tyre në stanet që i kanë ndërtuar.
Gjin Shatri është njëri nga këta banor që nga Istogu, në muajin maj ngjet bjeshkën e Corrovodës, e cila arrin lartësinë rreth 2000 metra.
Përveç me familjen, me vete i merr edhe kuajt e racave të ndryshme, të cilët tash po ua ofron vizitorëve për kalërim.
Bjeshka e Corrovodës ndodhet në kufi me Serbinë.
Vendësit që e njohin këtë rajon thonë se kanë kaluar disa herë kufirin për të mbledh bimë prej të cilave kanë përpunuar çaj.