Vizita e radhës e ekipit të emisionit “Jeta” në KTV ishte drejt fshatit Kramovik të Komunës së Rahovecit.
Ekipi atje takoi njërin nga mërgimtarët, i cili e viziton shumë shpesh vendlindjen dhe qëndron për muaj të tërë në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQëndrimet e gjata dhe të shpeshta në fshatin e tij kanë bërë që Hysen Berisha ta njohë saktësisht çdo problematikë që e ka ky vendbanim.
Ai njëherësh është edhe autor librash, me ç’rast ndau rrëfimin e tij emocionues për të cilin edhe ka shkruar një libër.
Ndarja e bashkëshortes nga jeta është një librat më te veçantë që Berisha thotë se ka shkruar, e të cilin ua ka dhuruar edhe vendësve të tij.
Jetesën e dikurshme në Kramovik e përshkruan më së miri 86-vjeçarja e Kramovikut, Selvë Berisha.
“Buka e kallamojt na e ka rujt shnetën që e kemi sot”, thotë ajo, teksa për ‘Jeta’ tregon vështirësitë që i kishte si në punët por edhe në jetesën në fshat.