JETA

Nga 1 mijë në rreth 300 banorë, njihuni me fshatin turistik të Kaçanikut

Shquhet për bukuritë e rralla të natyrës e për “Liqenin e Jezerit”, atraksionin turistik të cilin e vizitoi edhe ekipi i emisionit “JETA”.


Është kjo Ivaja që ndodhet 5 kilometra larg qytetit të Kaçanikut e me lartësinë e maleve përreth ofron pamjen e një vendbanimi turistik.


Fshati Ivajë sipas pak banorëve të mbetur ishte vend i shquar për bujari e mikpritje nga vendësit.


Mungesat e shumta që ndër vite kishin këta banorë në fshatin e tyre, thonë se ua vështirësuan jetesën, aq sa pjesa më e madhe e tyre janë shpërngulur në qytetin e Kaçanikut, në Ferizaj e edhe krejt jashtë Kosovës.


Nga largimi i vendasve edhe shkolla e fshatit është në prag të mbylljes thotë drejtori Nexhmedin Luta.