Kosova sot gjen vetën në të njëjtën situatë sikur Greqia. Ndonëse kishim mbajtur zgjedhje para pesë muajve, jemi të detyruar të votojmë përsëri. Ndonëse qytetarët grekë kishin votuar para pesë javësh, ata ishin të detyruar të votojnë përsëri. Dhe po kështu Kurti gjen veten në të njëjtën situatë sikur Mitsotakis
Brenda pesë muajve Kosova do mbaj dy palë zgjedhje. Ndonëse kjo është një situatë e re për neve, shtetet tjera kanë përjetuar kësi lloj situatash para nesh. Në dy kolumne të kaluara kam shkruar se çfarë ka ndodhur në rastin e Izraelit dhe Bullgarisë të cilat kaluan nëpër një zinxhir të pafund të zgjedhjeve. Në këto vende – sikur edhe te ne – polarizimi politik ishte pasojë e dinamikave strukturore dhe njëkohësisht lëvizjeve tektonike që imponoheshin nga ndryshimi i gjeneratave. Kësisoj sikur te ne debati politik ishte i organizuar rreth temave siç janë “shpresa e re” vs “garda e vjetër”, “vullneti i popullit” vs “mbrojtja e demokracisë”, “vettingu” vs “kapja e shtetit” dhe të ngjashme. Në rastin e Izraelit, polarizimi politik ka prodhuar pesë zgjedhje brenda tre vjetëve. Asnjë nga këto zgjedhje nuk ofruan zgjidhje. Izraeli ngelet vend i polarizuar me një qeveri që vazhdon të vuaj nga mungesa e legjitimitetit. Tash pas pak muajsh Izraeli përsëri do të mbaj zgjedhje. Bullgaria mbajti tetë palë zgjedhje brenda pesë vjetëve, sidoqoftë ndryshe nga Izraeli pas tetë zgjedhjesh Bullgaria theu paralizën politike dhe fitoj një qeveri me legjitimitet të plotë. Të lodhur nga kaosi dhe polarizimi i taborëve tradicionale politike, qytetarët bullgar zgjodhën një ish-gjeneral që të kthej stabilitet dhe shpresë në Bullgari.
Kësisoj Izraeli dhe Bullgaria ofrojnë një paralajmërim të zymtë për të ardhmen e Kosovës. Pra përvoja e këtyre vendeve na mëson së një e ardhme e mundshme që e pret Kosovën pas 7 qershorit është një e ardhme me paralizë politike, humbje kohe dhe cikël të pafund të zgjedhjeve. Por ekziston edhe një e ardhme tjetër më optimiste për Kosovën. Ajo vie nga shembulli i Greqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNe do mbajmë dy palë zgjedhje brenda pesë muajve. Nëse kjo ju duket shumë, paramendoni nëse kishim mbajtur dy palë zgjedhje brenda pesë JAVËVE. Kjo është çfarë ka ndodhur në Greqi. Në mbrëmjen e 21 maji 2023 Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, kishte çdo arsye të jetë i lumtur. Ai dhe partia e tij sapo kishin bërë histori. Kishin arritur fitore rekorde në demokracinë moderne greke.
“Ky është termet politik”, tha Mitsotakis pas daljes së rezultateve të para. Sidoqoftë, Mitsotakis kishte një problem. Kjo fitore nuk i lejonte krijimin e qeverisë së pavarur dhe impononte lidhjen e koalicioneve me partitë opozitare. Këtë Mitsotakis refuzoj ta bënte. Ai refuzoj opozitën për dy arsye. E para Mitsotakis dinte që nëse inicion zgjedhje të reja – për shkak të kuadrit të ri ligjor – partia e tij do të përfitonte më shumë deputet, edhe nëse mban rezultat të njëjtë. E dyta rezultati zgjedhor i tregoj Mitsotakisit që ndonëse qeveria kishte përjetuar disa skandale serioze – sikur ai i përgjimit të opozitës dhe gazetarëve, si dhe tragjedia e trenit në Tempi – ajo prapë gëzonte besimin e qytetarëve pasi që opozita nuk ishte alternativë kredibile në sytë e qytetarëve. Kësisoj pa humbur kohë fare, Mitsotakis menjëherë refuzoj mandatin për krijimin e qeverisë dhe inicioj zgjedhje të reja. Në fushatë që pasoj ai portretizoi zgjedhje të reja si referendum në mes mazhorancës së përgjegjshme dhe opozitës së papërgjegjshme. Në mes stabilitetit dhe kaosit. Mesazhi i Mitsotakisit ishte i qartë – dua shumicën që t’i japi fund paralizës së vendit. Dhe kjo është ekzakt çfarë qytetarët grek i dhanë. Ndonëse arriti rezultat të njëjtë sikur para pesë javësh, kësaj radhe falë kuadrit të ri ligjor dhe rënies së përkrahjes tek opozita, Mitsotakis arriti shumicë absolute dhe formoj qeveri të pavarur dhe stabile.
Kosova sot gjen vetën në të njëjtën situatë sikur Greqia. Ndonëse kishim mbajtur zgjedhje para pesë muajve, jemi të detyruar të votojmë përsëri. Ndonëse qytetarët grek kishin votuar para pesë javësh, ata ishin të detyruar të votojnë përsëri. Dhe po kështu Kurti gjen vetën në të njëjtën situatë sikur Mitsotakis. Ndonëse arsyet ishin të ndryshme, pozita e tyre ishte e njëjtë. Sikur Mitsotakis, përkundër fitores historike, Kurti gjeti vetën në një pozitë të pamundur që të qeverisë. Dhe sikur Mitsotakis, Kurti po portretizon zgjedhje të ardhshme sikur referendum ndërmjet mazhorancës së përgjegjshme dhe opozitës së papërgjegjshme. Në mes stabilitetit dhe kaosit. Në mes progresit dhe bllokadës. Dhe aty ku Mitsotakis besonte se fitoren e tij do e garanton kuadri i ri ligjor, Kurti beson se fitoren e tij do e garanton delegjitimimi i obstruksionit opozitar. Thënë ndryshe të dy liderët kanë interpretuar fitoret e tyre masive jo si shteg për negociata politike, por si mjet për pastrimin e skenës politike për të arritur dominancën e plotë dhe të papenguar. Për të arritur këtë ata po përdorin strategji të ndryshme. Aty ku Mitsotakis përdori gjimnastikë ligjore zgjedhore, Kurti po llogarit në kapacitetin e tij spartan që të bind qytetaret në kauzën e tij të drejtë.
Kësisoj me 7 qershor para nesh do të jenë disa të ardhme. Një e ardhme është ajo e paralizës politike dhe humbjes kohë sikur në rastin e Izraelit dhe Bullgarisë, ndërsa një e ardhme tjetër është ajo e Greqisë me ç’rast zgjedhjet do të shërbejnë si mjet për zgjidhjen e ngërçit politik, jo çimentimin e tij. Se cila nga këto dy të ardhme në fund do të jetësohet, koha do të tregojë.