Kronikë

12 vjet burgim burrit që brenda gjysmë orë tentoi t’i vriste 4 persona për shkak të përkatësisë etnike

Therje Thike

Foto - Ilustrim: KOHA

Me 12 vjet burgim është dënuar F.I., i cili rreth një vit më parë tentoi t’i vriste disa persona, përfshirë dy fëmijë, për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

Gjykata Themelore në Ferizaj e shpalli fajtor të pandehurin për veprën vrasje e rëndë në tentativë.

Më 11 nëntor 2024, në një rrugë të Ferizajt derisa 10-vjeçarja e vajza tjetër 14 vjeçe (të komunitetit ashkali) po ecnin F.I. u kishte shkuar nga mbrapa dhe i kishte goditur disa herë në pjesën e shpatullave me një thikë kuzhine.

Në të njëjtën ditë, në lokal në Ferizaj i pandehuri e goditi me thikë edhe një 32-vjeçar tjetër të komunitetit egjiptian.

Dhe disa minuta më vonë të së njëjtës ditë, tentoi ta vriste edhe një 29-vjeçar të komunitetit rom.

Në vendimin e gjykatës thuhet se personi i kreu veprat për shkak të përkatësisë etnike të viktimave.

Të tri rastet ndodhën brenda një gjysmë ore.