13 pacientë janë pranuar në Spitalin e Pejës të premten me probleme të frymëmarrjes për shkak të tymin nga një zjarr që ka shpërthyer në një banesë.
Nga Spitali u njoftua se shtatë prej tyre janë fëmijë dhe po trajtohen në Repartin e Pediatrisë. Gjashtë të tjerë janë në Emergjencë.
“Gjatë ditës së sotme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar 13 pacientë me probleme në frymëmarrje, siç dyshohet, të shkaktuara nga tymi i një zjarri të ndodhur në një banesë në qytet. 7 pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa 6 pacientë të tjerë në Emergjencën e Spitalit tonë”, thuhet në njoftimin e Spitalit.
Gjendja e të gjithë pacientëve është stabile, njoftoi tutje Spitali, dhe pritet që të lirohen.
-
Nëntë të lënduar nga një aksident në Pejë, dy dërgohen në QKUK – njëri në gjendje të rëndë
-
Katër të lënduar në një aksident në Pejë, një në gjendje të rendë
-
Plagoset një person në Pejë
-
Temperaturat e larta rrisin rrezikun e problemeve të shëndetit mendor te të rinjtë
-
Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri në Prishtinë