Kronikë

32 persona nën aktakuzë për 300 mijë euro dëm ndaj institucioneve financiare

Paratë

Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj 38 të pandehurve për dëmtim të institucioneve financiare në vlerë prej 300 mijë eurosh.

Në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria thuhet se këta të pandehur akuzohen për hyrje në sisteme kompjuterike, falsifikim të dokumenteve, lëshim të çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim të kartelave të bankës apo të kreditit. 

Lidhur me rastin njoftohet se janë dëmtuar katër institucione financiare.

“Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër institucione financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth 300,000 euro, dëm i shkaktuar para se të raportohet në Polici dhe Prokurori, që në momentin e inicimit të hetimeve, kemi arritur të ndalojmë shkaktimin e mëtejmë të dëmit”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë.