Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në udhëkryqin e Lipjanit, që lidh Prishtinën dhe Shtimen.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa janë përfshirë dy vetura. Raportohet për dy të lënduar rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas burimeve brenda Policisë, një grua që ishte pasagjere në njërën veturë është dërguar në QKUK në gjendje mjaft të rëndë, e po ashtu edhe shoferi i njërës veturë.
Është dashur zjarrfikësit të intervenojnë për t’i prerë veturat e për t’i nxjerrë të lënduarit.
"Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në QKUK. Policia ka përfunduar punën në terren, ndërkohë ekipet e zjarrfikësit dhe kompania po i largon veturat nga vendi i ngjarjes", ka thënë midis të tjerash një burim brenda Policisë.