Kronikë

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona

Policia

Foto: Kosova Press

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të trafikut në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar për KosovaPress se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Sot, rreth orës 17:10, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.