Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë për mashtrim në tenderin e sigurimit fizik në Prizren

Foto: Koha / Ilustrim

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit U.D., dhe personit juridik “M.L.L.C’’për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas aktakuzës, gjatë muajit gusht 2024 në Prizren, i pandehuri U.D., në cilësinë e drejtorit të kompanisë “M.L.L.C.”, gjatë aplikimit në procedurën e prokurimit publik me titull “Sigurimi fizik në objektet e shëndetësisë primare të Komunës së Prizrenit”, në vlerë prej 80,825.60 euro, ka paraqitur dokumentacion të rremë, përkatësisht një faturë në vlerë prej 4,775.00 euro, me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas aktakuzës, dokumentacioni i paraqitur në kuadër të ofertës është verifikuar nga ATK dhe është konstatuar se nuk ishte i deklaruar sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

Për të njëjtat veprime, aktakuza është ngritur edhe ndaj personit juridik “M.L.L.C”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, po ashtu për të pandehurin U.D., prokuori i çështjes ka propozuar dënimin plotësues mosushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.