13 persona janë arrestuar në Isniq të Pejës për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.
Të dyshuarit sipas Prokurorisë Themelore në Pejë janë arrestuar në flagrancë.
Sipas njoftimit, ky aksion ka rezultuar edhe me sekuestrimin e rreth 17 mijë eurove nga të pandehurit bashkë me një armë të zjarrit, shufra metalike dhe thika.
“Po ashtu, janë sekuestruar edhe prova tjera materiale të cilat ndërlidhen me veprën penale të lartcekur dhe do të shërbejnë në këtë procedurë penale. Prokurori i shteti brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë ndaj të pandehurve për sigurimin e tyre në procedurë penale për veprimet e mëtutjeshme ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.