Kronikë

Arrestohen dy persona, dyshohen se kishin vjedhur në tri shkolla në Viti

Vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten dy persona nën dyshimin se kanë vjedhur në tri institucione arsimore në Viti. 

M.J. (2002) dhe B.K. (2006) dyshohen se vodhën në tri institucione arsimore sasi të konsiderueshme të pajisjeve dhe mjeteve, përfshirë laptopë, iPad, projektorë dhe pajisje tjera të teknologjisë. 

“Në kuadër të procedurave ligjore me urdhër të gjykatës kompetente, janë realizuar kontrolle në dy lokacione, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi materiale relevante përkatësisht sende të dyshuara të vjedhura, të cilat pas verifikimeve janë ndërlidhur me rastet në fjalë”, thuhet nga Policia e Kosovës. 

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.