Kronikë

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë për dhunë në familje dhe sulm fizik

Arrestim - policia

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pas një rasti të dhunës në familje dhe sulmit fizik ndaj disa viktimave në Fushë-Kosovë

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth orës 18:30 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Pas kësaj, i njëjti së bashku me një tjetër të dyshuar kanë sulmuar edhe dy persona të tjerë – një grua dhe një mashkull – të cilët kishin shkuar për t’i ndihmuar viktimës së dhunës në familje.

Të gjitha viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.