Policia e Kosovës i ka arrestuar dy të dyshuar lidhur me vrasjen e S.S. që kishte ndodhur më 26 mars të këtij viti në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
"Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën vrasje, që ka ndodhë me datën 26.03.2023, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Personat e dyshuar: - B.S, mashkull 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe - I.S, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet tutje", ka thënë Ahmeti.