Dy vëllezër janë arrestuar në Prishtinë të martën pasi kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se fillimisht të dyshuarit kanë qenë duke u rrahur me njëri-tjetrin. Pasi nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, ata kanë nisur sulmin fizik edhe ndaj tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet e ditur se tretman kanë marrë zyrtarët policorë edhe të dyshuarit.
“Janë arrestuar dy të dyshuar (vëllezër), pasi të njëjtit janë hasur duke e sulmuar-grushtuar njëri-tjetrin. Të dyshuarit, në vendin e ngjarjes nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe i kanë sulmuar e goditur fizikisht edhe zyrtarët policorë. Tretman mjekësor kanë pranuar zyrtarët policorë dhe të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit të cilët ishin në gjendje të dehur, janë dërguar në mbajtje, ndërsa pritet intervistimi i tyre pas këndelljes së tyre. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.