Kronikë

Arrestohet drejtori i një shkolle në Viti, ushtroi presion për votimin e kandidatit të Listës Serbe

Zgjedhjet

Drejtori i shkollës fillore në fshatin Binqë të Vitisë është arrestuar për “cenim e përcaktim të lirë të votuesve”. 

Policia ka thënë se i dyshuari i kishte bërë presion një gruaje që ta votonte kandidatin e Listës Serbe. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, drejtor i shkollës fillore, pasi që kishte bërë presion psikik të vazhdueshëm ndaj viktimës femër kosovare për të votuar kandidatin e Listës Serbe. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.