Kronikë

Arrestohet i dyshuari për bashkëjetesë me një të mitur

arrestim

Një person në Gjilan është arrestuar pasi raportohet se ishte duke bashkëjetuar me një vajzë nën moshën 16-vjeçare.

Sipas njoftimit nga raporti i Policisë, rasti ka ndodhur më datën 20 qershor.

Bëhet e ditur se vajza ishte raportuar si person i humbur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.