Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë nën dyshimin për dhunim. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë CZ me një karikator me dhjetë fishekë dhe 3.1 gramë substancë narkotike të llojit kokainë. I dyshuari, L.H. 31-vjeçar, është dërguar në mbajtje.
“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, pas një angazhimi intensiv hetimor dhe operacional, ka arritur të identifikoj, lokalizoj dhe arrestoj një person të dyshuar për kryerjen e disa veprave të rënda penale. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Fushë Kosovë, me ç'rast dyshimet janë ngritur për ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike që i dyshuari dyshohet të ketë ushtruar ndaj të dashurës së tij, duke mos përjashtuar edhe dyshimet e ngritura për kryerje të veprës penale të dhunimit. Gjatë arrestimit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike të dyshuara si kokainë, një armë zjarri me municion si dhe mjete të tjera të kundërligjshme. I dyshuari; L. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale: Dhunimi; Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, si dhe posedim i paautorizuar i substancave narkotike", ka njoftuar Policia.