Një person është arrestuar të hënën pasdite në Graçanicë nën dyshimin se e ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “mospërfillje e gjykatës”.
“Graçanicë / 13.10.2025 – 14:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka përfillur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata. Me vendim te prokurorit dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.