Një person është arrestuar në Podujevë për veprën “trafikim me njerëz”.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se bëhet fjalë për një rast i cili ka ndodhur më 1 prill të këtij viti.
“Lidhur me rastin, më 17.09.2025 është arrestuar edhe një i dyshuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.