Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për dhunim, viktima qe raportuar e zhdukur për disa ditë

Policia

FOTO: Ilustrim

Një person është arrestuar në Ferizaj për dhunim. 

Policia ka thënë se viktima ishte raportuar e zhdukur për disa ditë. 

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ishte e raportuar e zhdukur për disa ditë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

E, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se viktima është e mitur, teksa ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj F.M.

Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi se nga muaji shtator e deri më 27 tetor rreth orës 02:00 në mesnatë, në Ferizaj, saktësisht në banesën e të pandehurit, ai në vazhdimësi e ka dhunuar - keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 14 vjeçe.