Është arrestuar një i dyshuar për dhunim në Podujevë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 12 qershor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Më datë 13.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte dhunuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.