Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Istog për posedim të substancave psikotrope dhe analoge. 

Policia njoftoi se ka ndaluar veturën e të dyshuarit dhe në të ka gjetur e konfiskuar kokainë, e cila ishte e ndarë në 31 copë të mbështjella në qese të vogla. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më pas, njësiti i antidrogës ka bërë bastisjen e një dyqani dhe banesës së të dyshuarit ku në banesë është gjetur edhe një qese e substancës së dyshuar narkotike e llojit të njëjtë. 

“Lidhur me rastin janë kontrolluar edhe dollapët e të dyshuarit që i ishin në shfrytëzim personal në vendin e tij të punës, por aty nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Sasia e narkotikëve të konfiskuar ka rezultuar 17.4 gram. Lidhur me rastin janë sekuestruar edhe një veturë, një telefon i llojit Iphone 17 Pro, shuma e të hollave prej 3.475 euro  dhe një peshore elektronike”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.