Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi katër policë

Arrestim foto ilustrim

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë në orët e hershme të së martës, për sulm ndaj personave zyrtarë. 

Katër zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR - Prishtinë / 26.08.2025 – 00:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj personave zyrtarë. Katër zyrtarë policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.