Një veturë është djegur në orët e para të 22 gushtit në Zveçan.
Policia ka thënë se zjarri ka nisur si pasojë e instalimit të rrymës. Hetimet për ndriçimin e plotë të shkaqeve po vazhdojnë.
“Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Po ashtu ne vendin e ngjarjes kane dale edhe ekspertet e zjarrit. Sipas dëshmive dhe të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga zjarri si pasojë e instalimit të rrymës”, njoftoi Policia e Kosovës.