Kronikë

Digjet shtylla elektrike në Prizren

Një shtyllë elektrike është përfshirë nga zjarri në fshatin Vlashnje të Prizrenit.

Banorët kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike të mërkurën mbrëma, e shkaktar ishte mbingarkesa e rrjetit.

Incidentin e ka konfirmuar KEDS-i.

“Shtylla është djegur nga mbingarkesa. Ekipet janë në vendin e ngjarjes. Sa më shpejt rikthehet energjia. KEDS-i u bën thirrje konsumatorëve për mosngarkesë të energjisë elektrike dhe sa më shumë të kursehet”, i ka thënë KOHËS zëdhënësi i këtij institucioni, Lulzim Krasniqi.