Kronikë

Dy të arrestuar pas vdekjes së punëtorit në Suharekë

arrestohen

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar lidhur me rastin e vdekjes së një punëtori, që ndodhi të hënën në fshatin Mushtitsht të Suharekës. 

Rasti është cilësuar si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës. 

Të dyshuarit thuhet se janë dërguar në mbajtje. 

Punëtori, 35-vjeçar, thuhet se është dërguar në emergjencën e Suharekës pa shenja jete. Ai dyshohet se ka marrë lëndime të rënda në kokë derisa po punonte. 

“Dyshohet se viktima në vendin e punës në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime trupore. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit , dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.