Dy persona janë arrestuar të enjten në Zveçan, të dyshuar për vjedhje të pyllit.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë një 34 dhe një 42-vjeçar, të cilët janë zënë me traktor me rimorkio të ngarkuar me dru.
“Më datë 07.08.2025 rreth orës 18:20, në Stacionin Policor në Zveçan është raportuar një rast i vjedhjes së pyllit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në dy persona të cilët ishin me traktor me rimorkio të ngarkuar me dru. Të dyshuarit, E.B. (34 vjeç) dhe S.B. (42 vjeç), janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit policorë”, thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit thuhet se të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.