Kronikë

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i dyshuari për vrasje në tentativë

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Policia ka bërë të ditur se ka ekstraduar nga Anglia në Kosovë një vendas të enjten, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar. 

I dyshuari ishte arrestuar më parë nga autoritetet angleze, pasi kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia njofton se ekstradimi është mundësuar falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Mbretërisë së Bashkuar. 

Pas kthimit në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.