Kronikë

Gjashtë të arrestuar për komplotin për rrëmbimin e trafikantit shqiptar të drogës

europoilo

Europol ka mbështetur një hetim të udhëhequr nga Gjermania mbi një grup mercenarësh të punësuar nga një rrjet kriminal për të rrëmbyer liderin e një bande rivale shqiptare të trafikimit të drogës. Operacioni i 12 nëntorit përfshiu autoritete nga Danimarka, Franca, Letonia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ata ishin kontraktuar për të rrëmbyer kreun e një rrjeti shqiptar të trafikimit të drogës, i cili dyshohet se ka orkestruar vjedhjen e disa tonë kanabisi me vlerë miliona euro. Nuk është dhënë emri i liderit. 

Në ditën e aksionit, katër individë u arrestuan në Danimarkë, Francë, Letoni dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa dy të tjerë, të cilët ishin arrestuar në tetor 2014 në Gjermani, tashmë janë dënuar nga gjykata. 

“Këta individë shumë të trajnuar kanë qenë të pajisur me pajisje profesionale dhe kanë qenë aktivë në emër të grupit të krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Evropiane të Policisë.