Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Përpellac të Podujevës

Policia

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja në fshatin Përpellac të Podujevës të premten në mbrëmje.

Vdekja e personit u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.