Kronikë

Gjendet i vdekur një person në një veturë në Çerkolez të Istogut

Vrasje - plagosje - Shiriti i policise - forenzika - Policia

Foto: Driton Paçarada

Një person është gjetur i vdekur në veturë në fshatin Çerkolez të Istogut.

Sipas zëdhënësit të Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi, Policia e ka gjetur veturën me personin e vdekur brenda saj rreth orës 16:00.

Ka shtuar se fillimisht kanë marrë informatën për një person pa shenja jete brenda një veture.

“Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes derisa mjeku ka konstatuar vdekjen e personit. Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitë kompetente”, ka thënë ai.