Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me dy vjet burgim të pandehurin V.H. pasi si përgjegjës i një kompanie kishte mashtruar një person lidhur me një grant bujqësor.
V.H. ishte person përgjegjës i personit juridik “E.D&C”. Ai dhe kompania akuzoheshin se në vitin 2019 e kishin mashtruar viktimën R.H. duke i premtuar do ta fitonte një grand bujqësor (traktor) në vlerë 25 mijë euro, nëse i deponon te ky biznes 4280 euro. Pas kësaj, atij i ishin kërkuar edhe 800 euro në emër të planit të biznesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas, V.H. dhe kompania nuk i ishin lajmëruar e as që ia kishin kthyer mjetet viktimës e as ai nuk kishte marrë grantin e premtuar.
Gjykata e ka dënuar biznesin me 6000 euro gjobë. Ndërkaq V.H. si person përgjegjës me burgim dy vjet dhe 2000 euro gjobë.
Në njoftim theksohet se me aktvendim të veçantë të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.